Gjirokastër, ndalohen dy studentë për vjedhje me dhunë

Dy studentë janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohen për vjedhje me dhunë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Bekim Lekaj 20 vjeç nga Tropoja, student në Universitetin "Eqerem Çabej" në Gjirokastër, viti i dytë dega ekonomik dhe Eduart Ndoca 22 vjeç nga Lezha, student po në këtë universitet, viti i tretë dega matematikë- fizikë.
Arrestimi i tyre u krye pas ata dyshohen se datën 03.12.2011, rreth orës 04.30 të mëngjesit , të maskuar, janë futur nëpërmjet derës së ballkonit në banesën e shtetas M.Ç, në lagjen Granicë të qytetit Gjirokastër, në katin e dytë të një pallati dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht këtë shtetase i kanë vjedhur asaj tre unaza floriri, një varëse floriri si dhe tre aparate celulari.