E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Buxheti i vitit 2012 parashikon trefishim te investimeve publike

Bashkia e Tiranës ka përfunduar hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2012. Një fakt i tillë u bë sot i ditur nga vetë kreu i kësaj bashkie, Lulëzim Basha. Sipas tij, ky projekt-buxhet adreson një sërë problematikash të akumuluara ndër vite, në qytetin e Tiranës.

Kryebashkiaku Basha tha se projekt-buxheti i përmbahet plotësisht filozofisë qytetare, që qyteti fillon nga pragu i derës së çdo qytetari. “Qendra e vëmendjes së BashkisësëTiranës do të jetë kudo ku qyteti nis, përtej pragut të derës së çdo qytetari, çdo banese private, çdo pallati. Buxheti i vitit 2012 reflekton në radhë të parë një trefishim të investimeve publike, krahasuar me periudhën më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës në këto 20 vite”, u shpreh Basha.

Punësimi, cilësia e jetës dhe infrastruktura janë shtyllat kryesore, mbi të cilat është hartuar projekt-buxheti i vitit 2012. Në funksion të punësimit, si prioritet kryesor i Bashkisë së Tiranës janë parashikuar fonde përmbështetjen e biznesit, përmirësimin e klimës dhe krijimin e kushteve për investitorët dhe biznesin, në qytetin e Tiranës dhe krijimi i një fondi të veçantë për nxitjen e punësimit.

Gjithashtu, në projekt-buxhet janë parashikuar fonde të veçanta, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës. Shërbimet sociale, qendrat sociale, banesat sociale, asistenca sociale, mbrojtja e konsumatorëve, etj, janë adresuar me fonde të veçanta,në buxhetin e Bashkisë.
Projekt- buxheti parashikon investimet më të mëdha në infrastrukturë. Rehabilitimi i shesheve në zona të ndryshme të Tiranës, krijimi i hapësirave të gjelbra, rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve në lagjet e qytetit, shkollat, kopshtet,çerdhet dhe ujësjellës- kanalizimet do tëmbështetet me fonde nga buxheti i Bashkisë sëTiranës.

Para se të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak, projekt-buxheti do të konsultohet me qytetarët, duke nisur nga kjo javë. “Dy javët e ardhshmeprojekt - buxheti do i nënshtrohet një konsultimi me publikun dhe me qytetarët, para se të marrë vulën e KëshillitBashkiak”, tha Basha.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›