Komisioni i Ekonomise miraton dekretin e Topit PS smerr pjese ne votim
Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Bujar Leskaj për kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pasi mori në shqyrtim dekretin e Presidentit ky komision miratoi kandidaturën e Leskaj vetëm me votat e mazhorancës. Siç kishin paralajmëruar deputetët e PS-së anëtarë të komisionit nuki morën pjesë në votimin e dekretit të Topit. Gjatë punimeve të këtij komisioni, kandidati për një post të tillë, Bujar Leskaj parashtroi platformën e tij për drejtimin e këtij institucioni. Grupi parlamentar i PD-së pati deklaruar më herët që do të mbështesë dekretin e Presidentit për kreun e KLSH-së. Ndërkohë që ligjvënësit socialistë në mbledhjen e zhvilluar dje vendosën që do të votojnë kundër kandidaturës së Leskaj. Tashmë i mbetet seancës parlamentare të ditës së nesërme që të japë verdiktin e saj mbi këtë dekret.