Qeveria miraton dhenien me koncension te autostrades Milot-Morine
Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së sotme autorizoi KESH të marrë kredi, miratoi autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes së autostradës Milot-Morinë, si dhe miratoi disa shtesa në vendimin për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike. Këto ishin tre vendimet e marra sot nga ekzekutivi shqiptar.
Këshilli i Ministrave miratoi sot aktin normativ që autorizon Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të marrë një kredi në shumën 4.5 miliardë lekë, për të përballuar situatën energjetike në vend, për shkak të mungesës së reshjeve.
Ky vendim merret pas një situate jo të favorshme hidrike të shkaktuar nga mungesa e nivelit të domosdoshëm të reshjeve dhe në përputhje të plotë me qëndrimin e qeverisë, e cila e ka prioritet absolut të saj sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji.
Gjithashtu, në mbledhjen e tij sot, Këshilli i Ministrave miratoi disa shtesa e ndryshime në vendimin e datës 3.2.2010, “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike.”
Ky vendim mundëson realizimin e deklarimit të detyrueshëm në organet tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike, edhe i të dhënave të dokumentit listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, si dhe i të dhënave për ndryshimin e numrit të punonjësve, nga ana e të gjithë tatimpaguesve.
Po kështu, Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin "Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë."
Autoriteti kontraktues propozohet të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare.