Dade: Procedurat e votimit për kryesinë e PS u shkelën
TIRANE- Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PS-së, Arta Dade deklaroi dje, gjatë intervistës në “5 pyetjet nga Babaramo” në News 24 se u përdorën parametra të ndryshëm në zgjedhjet për sekretarët dhe kryesinë në Asamblenë Kombëtare. Sipas saj, sekretarët u votuan sipas atyre që propozoi kryetari, pa kandidatura alternative. Ndërsa lista e anëtareve gra të kryesisë u shtua me dyfishin e kandidaturave. Lidhur me kandidimin e Fatos Nanos për President, Dade ka vënë në dukje se Fatos Nano votoi kundër PS-së në 2009.
Opinioni publik u njoh sëfundmi me gafën e bërë nga stafi i kryetarit të partisë suaj, kur i dërgon një shkresë Aleancës për Ardhmëri ku kërkonte takim me z.Haradinaj, kur e dimë se ai është në Hagë. Kjo është një gafë protokollare apo... Si ka ndodhur?
Ende nuk e kam verifikuar nëse kjo ka ndodhur, por në parim jam që në çdo shkresë burokratike, sepse shteti funksionon edhe mbi bazën e burokracisë, padyshim që kërkohen verifikime. Besoj që edhe nëse dikush ka kërkuar një takim me partinë e z.Haradinaj, me rastin e vizitës së z.Rama, atje, padyshim është një ndër 6 milionë shqiptarët që e dinë që Ramush Haradinaj është në Hagë. Me thënë të drejtën nuk kam qenë këtu dhe e kam dëgjuar thjesht nga media. Më ka ardhur keq që ndonjë media edhe e ka përdorur çështjen që nuk ka ndodhur ndonjëherë gjëra të tilla. Besoj që njerëzit mund të bëjnë edhe gabime njerëzore, por më ka çuditur fakti se sa shumë një TV i caktuar i ka dhënë kaq shumë dimension kësaj gjëje. Nuk di nëse përsëri kjo ka ndodhur, por pse i duhej dhënë një dimension të madh kësaj gjëje, në një kohë kur ka plotë ç’të thonë, jo vetëm për gafat e Sali Berishës, por për gafat e të gjithë qeveritarëve, e të gjithë ministrave që padyshim jo vetëm na kanë përkeqësuar imazhin në Evropë, por na kanë lënë edhe jashtë dyerve të Evropës.
Lideri i PS-së a i ka njohuritë e mjaftueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare?
Rama ka një vëmendje gjithnjë e në rritje drejt politikës së jashtme. Do të ishte absurde të mendoje që të mos e përfillte dimensionin e politikës së jashtme dhe sigurisht kjo nuk ka ndodhur asnjëherë me Ramën. Padyshim që në ndonjë rast edhe mund të jetë keqkuptuar nga një numër ambasadorësh sepse për hir të së vërtetës Rama është një lider ndryshe. Pra nuk është një lider që të ketë një vëmendje gjithmonë e më të madhe në ato manierat e diplomacisë dhe sigurisht që edhe në këtë drejtim sepse në diplomaci flitet edhe me gjeste, flitet ndonjëherë edhe me elementë të tjerë, por unë besoj që ka një vëmendje gjithnjë e në rritje ndaj faktorit ndërkombëtar. Është një lider i një tipi tjetër. Nuk mund të jetë një lider i tipit tradicional që për shembull kur takon një ambasadore, dikush, p.sh Saliu, qoftë edhe në mënyrë false mund t’i puthë edhe dorën, Rama nuk është i këtij niveli, por ama është i drejtpërdrejtë sepse edhe diplomacia ka ardhur tashmë drejt mesazheve të drejtpërdrejta.
I keni kërkuar shpjegim z.Daul për deklaratat e tij, ndaj z.Rama?
Jo nuk kemi pse t’i kërkojmë shpjegim sepse unë nuk besoj se ai e ka thënë. Edhe Kukan në konferencë për shtyp e hodhi poshtë. Megjithatë, në qoftë se mund ta ketë thënë, padyshim që refuzoj të diskutoj këtë mënyrë të foluri aq më tepër për personalitete që drejtojnë vendet apo opozitat dhe do të vijë koha që do të drejtojnë edhe vendet.
U zgjodh kryesia e PS dhe sekretariati. Keni një lloj suprimi të Sekretarit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Duhet të jeni e vetmja parti në Evropë që nuk ka këtë post...
Është një post që përgjithësisht ka homologë. Po të shikosh edhe Internacionalja Socialiste fillohet me kryetarin, me sekretarin politik, nëse ka apo jo, pastaj vjen sekretari ndërkombëtar. Por, ka përvoja të ndryshme. Mund të jetë në formën e një departamenti që mund të drejtohet ose nga një ekspert, ose politikan, siç është PASOK apo suedezët apo edhe gjermanët. Besoj që edhe vetë struktura e PS duke qenë në reformim, padyshim që kryetari i partisë këtë detyrë do ta kryejë vetë për një periudhë kohe të caktuar dhe sigurisht duke bërë përpjekjet makimale për ta reformuar këtë sektor, për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe padyshim ky sektor nuk mund t’i mungojë asnjë force politike.
U suprimua ky post dhe u shtua Sekretari për Rininë dhe Emigracionin. Mos ka ndonjë mënyrë të kamufluar për të drejtuar edhe Sekretariatin për Marrëdhëniet me Jashtë?
Ky ka qenë koordinator për çështjet e emigrantëve. Nuk besoj se është mënyrë e kamufluar. Mund të ketë pak nonsens që është edhe për rininë edhe për emigracionin. Nuk më duket se puqen këto dy çështje. Por duke qenë se është një aspekt i politikës së jashtme besoj se këtu kemi shumë punë për të bërë.
Mbi çfarë kriteresh u përjashtuan nga kryesia Islami e Harasani?
Askush nuk është përjashtuar nga strukturat drejtuese sepse në fund të fundit struktura më e lartë pas kongresit është Asambleja Kombëtare dhe ajo merr vendimet. Këta dy deputetë janë aty. Lidhur me kryesinë është e drejta e kryetarit të propozojë. Sigurisht ka pasur edhe një shkelje të procedurave në mënyrën e votimit. Për shembull nëse lista e grave u votua me 10 kandidatura për të mbetur 5, gati dyfishi, është pak nonsens dhe nuk ndodh sepse nuk mund të vesh dyfishin e kandidaturave. Mund të ishin shtuar nga 5, dy ose tre sepse votat u shpërndanë në një mënyrë absurde do të thoja. Pra, jo i njëjti mekanizëm u përdor për pjesën ku u votuan kolegët burra për në kryesi dhe jo i njëjti parametër u përdor për të votuar sekretarët. Sekretarët u votuan pa kandidatura. Gratë u votuan me dyfishin e kandidaturave. I propozoi kryetari dhe u quajt i mirëqenë. Të tri strukturat janë votuar me kritere të ndryshme. Gjithsesi nuk është se është bërë ndonjë shkelje por do të ishte më mirë sikur të ishin diskutuar edhe këto gjëra.
Vitin tjetër kemi zgjedhjet për Presidentin. A është z.Nano në listën e PS-së?
Kjo nuk është një gjë e re. Aq më tepër që e dija që do të ishte në Londër. E dija që do të kishte edhe këtë intervistë. Nuk mësova ndonjë gjë të re nga Nano. Sigurisht është e drejta e secilit që të aspirojë për t’u bërë President. Unë shpreh keqardhjen e thellë që nuk ndodh në asnjë vend dhe në asnjë parti, e djathtë apo e majtë që një lider 15-vjeçar, të thotë që unë nuk e kam votuar Partinë Socialiste, në rastin konkret Nano dhe ai e ka artikuluar këtë gjë në zgjedhjet e 2009. Është e drejta e tij të aspirojë për President. Ne nuk kemi filluar ende bisedimet apo të mendojmë se kush do të jetë President i ardhshëm i vendit. Vazhdojmë të kemi Presidentin, i cili në momente të caktuara e ka luajtur rolin e tij si President dhe do të shikojmë se çfarë do të sillnin zhvillimet e mëtejshme. Mirë do të ishte që të kemi një President konsensual. Ky është një mendim i im personal.
E përjashtoni z.Nano si kandidat konsensual?
Nuk më takon mua as të përjashtoj dhe as të promovoj.
A është z.Topi një nga kandidatët konsensual, se ju thatë që e ka kryer detyrën në çaste të caktuara?
Sigurisht, sepse po të mos e kishte kryer detyrën duhet të kishte filluar procedurat. Nuk është ky momenti që ne të bëjmë vlerësimet për Presidentin. Unë e respektoj institucionin e Presidentit. Ne duhet të bëhemi një vend normal dhe jo të sulmojmë çdo institucion siç ka bërë maxhoranca.
A mund të ketë një koalicion me LSI?
Kam dëgjuar z.Rama të thotë që Ilir Meta e ka bërë zgjedhjen e vet sa kohë është pjesë e kësaj mazhorance. Dhe unë nuk besoj se ka një iluzion në nivelet më të larta të përfaqësuara nga LSI-ja, që PS do të jetë e gatshme të bashkëpunojë aq më tepër që për fat të keq që LSI-ja dhe mjaft eksponentë të saj janë kapur në flagrancë me shkelje ligjore dhe afera korruptive. Por padyshim që ne duhet të punojmë për të arritur tek të gjithë ata që për një arsye apo për një tjetër e kanë lënë PSnë dhe janë bashkuar me partinë e Ilir Metës. Unë do të parapëlqeja edhe një slogan të Laburistëve, të cilët kanë thënë “të rigjejmë laburistët”. Ne duhet të themi “të rigjejmë edhe ata socialistë që janë larguar nga PS” dhe unë besoj se kjo është një sfidë që do ta fitojmë sëbashku.