E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimet, Panariti: Po monitorojmë tregjet, ndëshkime abuzuesve

TIRANE- Bashkia e Tiranës, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej saj, për të mos lejuar rritjen fiktive të cmimeve të fruta-perimeve por edhe të produkteve të tjera ushqimore ka vazhduar sot monitorimin e tregjeve. Nënkryetari Edmond Panariti ishte sot tek Pazari i Ri, nga ku paralamëroi tregtarët se do të ndëshkohen në rast se abuzojnë me cmimet.

“Ne po bëjmë një fotografim të situatës, të nisur dje për cmimet e shumicës dhe pakicës, ndërsa sot do të bëjmë një rivlerësim të tyre, për të parë sa është ndryshimi nga dje në sot. Jemi të vendosur për të parandaluar të gjitha spekulimet e mundhsme me cmimet e artikujve ushqimorë. Shpresojmë të mos arrijmë në fazën e penalizimeve, për këtë arsye i kemi lënë mundësi tregtarëve të reflektojmë. Në rast se kemi spekulime dhe abuzime padyshim do ndërhymë për të aplikuar edhe sanksionet që na njeh ligji për pushtetin lokal”, theksoi Panariti.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›