E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: DASH vleresoi Shqiperine

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar gjate nje konference te perbashket per shtyp me homologun e tij kroat, se Departamenti amerikan i Shtetit ka vleresuar Shqiperine ne luften kunder droges.

Sipas tij, raporti ka dale ne perfundimin se Shqiperia nuk eshte me rruge e sigurte per te transportuar heroinen nga Afganistani drejt Italise.

Gjate takimit me ministrin kroat eshte diskutuar ne lidhje me bashkepunimin e dy vendeve ne luften kunder terrorizmit, si dhe per bashkepunimin ne shkembimin e informacioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›