AAK: Strategjia për veriun, blerje kohe

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kritikuar institucionet e Kosovës për mosimplementimin e strategjisë së veriut, duke thënë se moszbatimi i saj është vetëm blerje kohe sa për të manipuluar opinionin. Ndërkohë akuzat e këtij subjekti politik janë hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës, sipas së cilës opozita nuk është e informuar sa duhet për këtë strategji.
Në një konferencë për gazetarë, sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje krerëve të institucioneve të Kosovës që të mbledhin sa më shpejt Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të hartuar planin e veprimit, si dhe të bëhet hartimi i menjëhershëm i aneksit të sigurisë i strategjisë për integrimin e veriut.
AAK-ja kërkon nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës të mbledhin menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe që ky këshill të marrë përsipër zbatimin e strategjisë së veriut të Kosovës.
“Për AAK-në kjo është tërësisht e papranueshme dhe kjo që po ndodhë është vetëm blerje kohe, sa për të manipuluar opinionin publik dhe për të mos bërë asgjë fare në terren. Duhet ta themi qartë se ajo që po ndodhë në veri është interes nacional i Kosovës i shtetit, prandaj për këtë çështje duhet të merret organi më kompetent që është në Kosovë që merret me interesat vitale të shtetit dhe ai është Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili asnjëherë nuk është mbledhur dhe asnjëherë nuk ka diskutuar për çështjen e strategjisë së veriut”, ka thënë Ramadani.
Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi i është përgjigjur opozitës përkitazi me kritikat e saj për zbatimin e strategjisë për veriun, duke thënë se disa prej përfaqësuesve të opozitës nuk janë të informuar si duhet për këtë strategji. (KosovaPress)