Thaçi ftohet si Kryeministër i Republikës së Kosovës në Slloveni

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë ftesë nga kryeministri i Sllovenisë Barut Pahor dhe kryeministrja e Kroacisë Jadranca Kosar për pjesëmarrje në konferencën “Së bashku në Bashkimin Evropian – Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen evropiane”, që do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni më datën 20 mars.
Në ftesën e nënshkruar nga dy kryeministrat e vendeve që organizojnë këtë konferencë, kryeministri Thaçi ftohet si kryeministër i Republikës së Kosovës, duke hequr në këtë mënyrë dilemat se si do të përfaqësohet Kosova në këtë konferencë.
Në ftesë, ndër të tjera thuhet se thuhet se rrethanat që ka krijuar kriza globale financiare në politikëbërjen e BE-së në asnjë rrethanë nuk duhet të rrezikojë zgjerimin e BE-së.
“Ne presim që konferenca ‘Së bashku për BE - Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen evropiane’ organizuar nga Sllovenia dhe Kroacia dhe me pjesëmarrjen e presidentit të Këshillit Evropës, Herman Van Rompuy do të demonstrojë vullnetin dhe kapacitetin e Ballkanit Perëndimore për të bashkëpunuar në politikë dhe nivelin praktik në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët. Konferenca do të sigurojë një mundësi për të diskutuar mbi mënyrat për të kontribuar për të ardhmen e përbashkët evropiane”, thuhet në ftesën drejtuar kryeministrit Thaçi, në të cilin ai ftohet përzemërsisht të marrë pjesë.
Në këtë ftesë të kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë, thuhet se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, por ritmet e zhvillimit të shëndoshë mund të mbahet vetëm me ruajtjen e pronësisë dinamike dhe lokale mbi proceset e reformave. /kosovapress/