E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Dita e Verës do të pasohet nga të tjera gëzime

Në panairin e hapur dje në ambientet e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”, prezantohen prodhimet e 45 firmave, fermerëve të Elbasanit, artizanëve të zonës së Shpatit dhe disa kompanive të huaja.

Ministri Basha duke uruar Ditën e Verës, tha për mediat se brenda një kohe shumë të shkurtër kjo festë do të pasohet edhe me gëzime të tjera siç janë fillimi i rrugës Tiranë-Elbasan, dhe heqja e vizave për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Në edicionin e 13-të të Panairit " Dita e Verës 2010", fermerët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, ku këtë vit bie në sy një pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve të cilët blejnë në panair, që do të qëndrojë i hapur për dy ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›