LSI,Rama: Majko mburrej kur fëmijët i pagëzonte në Athinë
Sipas tij, kjo vizitë nuk duhet marrë në konteksti historik por në horizontin e ri të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Shqiptarët dhe serbët, dhe kur them shqiptarët kam parasysh kudo ku ata jetojnë, mund të behën në këtë rajon, të ngjashëm me modelin e francezëve dhe gjermanëve që kapërcyen mbi dhimbjet dhe plagët e luftërave në shekuj që kanë zhvilluar midis tyre për të krijuar sot, në Evropën e bashkuar modelin e bashkëpunimit të dy vendeve me ndikimin të madh, pra duke marrë këtë model edhe shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë të njëjtën gjë në këtë rajon dhe të bëjnë bashkërisht promotor të procesit europianizues të rajonit”, theksoi Luan Rama për mediat.
Luan Rama i është përgjigjur edhe deputetit Pandeli Majko, njëri prej kritikëve më të fortë të kësaj vizite në Serbi, duke theksuar se Majko është përfshirë nga kriza e panikut apo nga deliranca e xhelozisë.
“Lëreni zotin Majko të endet në tunelin e vet, sepse nuk mund të flas për patriotizëm në këtë kontekst dhe në këtë realitet të ri europianizues të krijuar në Ballkanin Perëndimor, një njeri që e thërrasin Majko, apo një njeri që kur ishte kryeministër mburrej që fëmijët i pagëzonte në kishat e Athinës. Shenja e parë e patriotizmit që duhet të shfaq zoti Majko është nisja e procedurave për të ndryshuar mbiemrin që shqiptarët të mos e thërrasin më Majko. Apo nisja e procedurave për të ç’rregjistuar fëmijën që ka shuguruar apo pagëzuar në kishën e Athinës. Sepse kisha autoqefale e Shqipërisë është pjesë korpusit të vlerave historike, qytetare, patriotike dhe gjithashtu evropiane të shoqërisë shqiptare”, tha më tej ai.