SHBA: Rishikoni projektligjin për SHISH-in
14/03/2010 Ambasadori Uidhers sugjeron ndërhyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë
Komisioni i Ligjeve e miratoi me konsensusin e kreut Shaqiri
Pavarësisht kompromisit që u arrit mes Kuvendit dhe kreut aktual të SHISH-it, Bahri Shaqiri, ndryshimet e ligjit për këtë shërbim shihen me rezerva të mëdha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori i tyre në vendin tonë, Xhon Uidhers, kërkoi dje përmes një deklarate për shtyp lejimin e ekspertëve ndërkombëtarë në rishikimin e projektit, para se ai të miratohet nga Kuvendi. “Është me rëndësi jetike që Shërbimi Informativ i Shqipërisë të mbetet profesional, i pavarur dhe i lirë nga të gjitha ndërhyrjet politike. Jemi të shqetësuar që projektligji i minon këto parime. Si rrjedhojë, ky projektligj i ngarkon përgjegjësi të reja brenda vendit Shërbimit Informativ të vendit, të cilat janë shqetësuese. Nxisim me forcë që ekspertë ligjorë ndërkombëtarë të lejohen të kryejnë një rishikim të gjithanshëm të projektit, përpara se Parlamenti të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm”, theksoi Uidhers. Ai vlerësoi tejet të domosdoshme që projektligji të përmbushë standardet ndërkombëtare në përputhje me detyrimet euroatlantike. “Shqipëria është një anëtare e re e NATO-s dhe ka aspirate për integrim të plotë euroatlantik. Ndiejmë se ky projektligj e çon Shqipërinë në drejtimin e gabuar. Si miq, si miq të ngushtë të Shqipërisë, ne duam të ofrojmë këshillat tona për t’u siguruar që mikja jonë Shqipëria nuk do të vazhdojë në atë drejtim të gabuar. Shqipëria ka punuar shumë për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar. Ne druhemi se ky projektligj në formën e tij aktuale po e dëmton këtë imazh”, vijoi ambasadori i SHBA-ve, pa hyrë në hollësi specifike. Projekti në fjalë u miratua disa ditë më parë nga komisioni i Ligjeve dhe do t’i kalojë seancës së 18 marsit.
Implikimet ndërkombëtare
“Mendoj se çështja që duhet mbajtur parasysh është që ky nuk është thjesht një debat i brendshëm politik. Në kuadrin e NATO-s dhe sipas marrëveshjeve dypalëshe, kjo është një çështje me implikime ndërkombëtare. Vërtet që po e ndjekim nga afër diskutimin e brendshëm mbi këtë ligj dhe të gjithë deputetëve të të gjithë spektrit politik u kërkojmë të vlerësojnë pasojat e këtij ligji për interesat afatgjata kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë”.