Kushtetuesja pro avokatëve, kundër Qeverisë
14/03/2010 Gjykata pranon kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatëve
“Neni 17 i ligjit 10047 është antikushtetues”
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë duke shfuqizuar si antikushtetuese nenin 17 të ligjit 10047 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i miratuar më 24.12.2008. Sipas këtij neni, “ministri i Drejtësisë dhe Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë me vendim të përbashkët shpenzimet për regjistrimin e kandidatëve për avokatë, organizimin e provimit dhe shpalljen e rezultateve të tij, të cilat duhet të jenë të barabarta me koston që duhet të përballohet në këtë rast, si dhe tarifën e marrjes së licencës për avokatët”. Rregullimi që bën neni i kundërshtuar, ofron një vendimmarrje të përbashkët të DHKA-së dhe ministrit, për të cilën Gjykata Kushtetuese vlerëson se ekziston mundësia e bllokimit të veprimtarisë së Dhomës. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese konkludon se rregullimi ligjor i kundërshtuar përbën një ndërhyrje të Shtetit në profesionin e avokatisë, dhe se përderisa autonomia e Dhomës nuk është e garantuar, rregullimi i kundërshtuar është jokushtetues. Lidhur me pretendimin e shkeljes së të drejtës kushtetuese të organizimit kolektiv të individëve, parashikuar në nenin 46 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese konkludon se dispozita e kundërshtuar nuk cenon të drejtën e organizimit kolektiv të avokatëve. Për sa i takon pajtueshmërisë së dispozitës së kundërshtuar me nenin 81/2 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese sjell në vëmendje se në pjesën e mësipërme të këtij vendimi u konkludua se Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk është ngritur në ushtrim të së drejtës kushtetuese të organizimit kolektiv, parashikuar në nenin 46 të Kushtetutës, por si një subjekt i të drejtës publike. Për pasojë, përderisa në rastin në shqyrtim nuk gjejnë zbatim dispozitat e Kodit Civil në lidhje me shoqatat e të drejtës private, pretendimi për nevojën e miratimit të ligjit të kundërshtuar me një shumicë prej 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 81/2 i Kushtetutës) është i pabazuar.
Pretendimet e Dhomës së Avokatëve
Neni 17 i ligjit 10047 “Për profesionin e avokatit” vjen në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe me instrumentet ndërkombëtare që rregullojnë profesionin e avokatit; përcaktimi me ligj i tarifës së licencimit, shpenzimeve të regjistrimit të kandidatëve dhe organizimit të provimit përfaqëson shmangie nga parimet themelore të lirisë, pavarësisë dhe të vetërregullimit e vetëdrejtimit të Dhomës; bashkëpunimi i pretenduar midis ministrit dhe DHKA-së ka si në formë, edhe në përmbajtje elementin bllokues; nga vetë natyra e saj, tarifa e licencës nuk është taksë apo tatim, çka do legjitimonte pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë si palë në vendimmarrje, lidhur me përcaktimin e masës së saj; organizimi i avokatisë si bashkim avokatësh dhe që funksionon i vetërregulluar e bën atë të ketë tiparet e një shoqate; miratimi i ligjit të kundërshtuar kërkon një shumicë prej 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, sepse përbën devijim nga dispozitat e Kodit Civil.
Argumentet e Qeverisë dhe Kuvendit
Këshilli i Ministrave ka parashtruar se kërkuesi nuk legjitimohet të kërkojë antikushtetutshmërinë e normës, duke paraqitur si argument vese në procedurën e miratimit parlamentar; kërkuesit i mungon çështja me interes kushtetues, pasi në thelb kërkohet analiza e pajtueshmërisë midis ligjeve, e cila nuk është detyrë e kësaj Gjykate; ligji i kundërshtuar, i përmbush të gjitha kërkesat e pavarësisë së avokatëve në aspektin kolektiv. Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka parashtruar se kërkuesi nuk argumenton se me cilin nen të Kushtetutës bie ndesh neni i kundërshtuar; DHKA-ja nuk është institucion kushtetues; pavarësisht se neni 17 i ligjit i mundëson Dhomës, si person juridik, të ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga shteti, ligji përcakton në mënyrë eksplicite një raport të caktuar të Dhomës me institucione të tjera; thelbi i dispozitës së kundërshtuar nuk qëndron në ndonjë rol bllokues që i jepet ministrit të Drejtësisë.
Ligjet e dështuara të Qeverisë
Gjatë këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë në dy projektligje shumë të rëndësishme, të cilat kanë pasur një sensibilitet të veçantë në opinionin politik dhe ndërkombëtar. Në fillim të muajit shkurt, Gjykata Kushtetuese me një vendim jopublik, në unanimitet të plotë i dha një tjetër goditje Qeverisë për ligjin e lustracionit. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në unanimitet e vlerësuan këtë ligj antikushtetues dhe që shkelte të drejtat e njeriut. Disa ditë para këtij vendimi, Qeveria shqiptare kishte marrë goditjen e parë për 2010-ën, kur mësoi për vendimin e Kushtetueses kundër Qeverisë për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Në 2009-ën Kushtetuesja hodhi poshtë gjithashtu vendimin e Qeverisë, i cili detyroi importuesit të blinin naftën D2 vetëm tek kompania “Armo”. Ai është cilësuar si një cenim i lirisë ekonomike, duke i dhënë të drejtë shoqatës së hidrokarbureve në ankimin e saj.