E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Ditë e bukur,të shkojë mbarë deri në fund

TIRANË- Mesazh të shkurtër për një proces të qetë deri në fund dhe pjesëmarrje masive.

Me këto fjalë është larguar nga qendra e votimit, kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha, pasi hodhi votën në kutitë e votimit.

Ai i është drejtuar qendrës së votimit në orën 10.34, pa bashkëshorten e tij Aurela. Në hyrje të qendrës së votimit, është pritur me entuziazëm nga të pranishmit. Për shkak të radhës së gjatë të votuesve që prisnin të shprehnin vullnetin e tyre me votë, Basha ka pritur për disa caste në hyrje të qendrës.

Procesi shkoi shumë mirë. Sot ëhstë një ditë e bukur dhe uroj të shkojë mbarë deri në fund- ka thënë Basha.

Ai ka uruar për pjesëmarrje masive në zgjedhje për gjithë kryeqytetasit dhe gjithë shqiptarët. U uroj një votim te qetë, të mbarë në mënyrë që kjo ditë të vazhdojë kështu tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›