E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Partitë të pranojnë verdiktin e zgjedhësve

TIRANË- Me mesazhin për pjesëmarrje masive në votime, proces të qetë dhe shndërrimin e kësaj dite në festë të demokracisë, kreu i qeverisë ka garantuar se mazhoranca është vullnetplotë për të respektuar verdiktin dhe votën e cdo shqiptari.

Kryeministri, shumë korrekt në orën e lajmëruar ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit, në Liceun Artistik, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. Ka pritur në radhë, për të mbërritur deri tek komisioni dhe ka nisur më tej procedurat, pasi ka takuar më parë gjithë komisionerët.

I ftoj ata në një akt dinjitoz të përgjegëjsisë së tyre ndaj vetes, familjes, komunitetit, bashkisë dhe komunës, të marrin pjesë në këto votime, të votojnë për kandidatët që taa besojnë se me aftësitë, përkushtim e integritet do të ndryshojnë për mirë jetën e tyre, komunitetin e tyre 4 vitet që vijnë. Të votojnë të qetë, në dinjitet të plotë, duke i garantuar se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë me nderim të vecantë votën e cdo qytetari shqiptar- tha Berisha, pasi votoi së bashku me zonjën e tij.

Ai është shprehur i kënaqur, pasi të dhënat e deritanishme janë të një procesi zgjedhor tërësërisht të mbarë, që ka filluar në gjithë vendin, krejtësisht normal, në parametrat e një procesi të civilizuar, duke uruar të vazhdojë kështu deri në mbyllje.

Apeli im në këtë ditë për forcat politike është të kontribuojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë verdiktin, peshën e cdo vote të shqiptarëve- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›