I akuzuar për vrasje, vetëdorëzohet në polici djali i artistëve Xhuvani
24/05/2011 Kostandin Xhuvani u shpall në kërkim për vrasjen e Alfred Musabelliut
TIRANË- Djali i artistëve Xhuvani, akuzuar për vrasje, u vetëdorëzua dje pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Lajmi mësohet nga burimet zyrtare të policisë, të cilat thanë se dje u vetëdorëzuar së bashku me armën e krimit, shtetasi Kostandin Gjergj Xhuvani, 22 vjeç, i cili dyshohet të jetë autor kryesor në vrasjen e shtetasit Alfred Musabelliu, ngjarje e ndodhur më datë 12 shkurt 2011 në Tiranë. Në vendin e ngjarjes menjëherë shkuan menjëherë oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, ekspert kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Për hetimin e kësaj ngjarjeje u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, si dhe drejtuesve të policisë së kryeqytetit, të cilët punuan intesivisht për zbardhjen e rrethanave, motiveve të kësaj ngjarje. Nga hetimet e kryera, nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit u konkludua se autorë të vrasjes së shtetasit Alfred Musabelliu, 22 vjeç, të jenë shtetasit Kostandin Xhuvani, 22 vjeç, me banim në Tiranë (i cili u shpall menjëherë në kërkim pas kryerjes së krimit), Albi Zela, 23 vjeç, me banim në Tiranë, tashmë i arrestuar dhe Donald Ymeri, 22 vjeç, me banim në Tiranë, tashmë i arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Visha” në Tiranë në afërsi të Qytetit Studenti, më datë 12 shkurt 2011, pas një grindje për motive të dobëta, ku shtetasi Kostandin Xhuvani së bashku edhe me dy miqtë e tij, kanë qëlluar mbi 22-vjeçarin Alfred Musabelliu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.