Basha Do te ngreme nje fond 100 milion euro per studentet
Kryetari i Bashkise Lulzim Basha ka marre pjese diten e djeshme ne diplomimin qe eshte bere nga studentet e ekselences. Kete vit jane nderuar 84 studente me medalja ari. Tirana dhe vete une jemi krenare numri i studenteve te ekselences rritet cdo dite dhe me shume -tha Basha. Sipas tij Bashkia e Tiranes ka marredhenie te vecante me studentet dhe me universitetet. Gjthahstu Kryetari i Bashkise ka permendur dhe njehere projektin per karten e studentit duke u kerkuar fakulteteve qe te cojne listat me emrat e te gjithe studenteve. Ne do te ngreme nje fond prej 100 milione eurosh per studentet pas mbarimit te universiteteve -tha kryetari i Bashkise. Nder projektet qe ka planifikuar bashkia perfshihet dhe punesimi pas janarit i te 84 studenteve te ekselences fale nje programi te vecante. Ne kete menyre do te permbushen premtimet per sa i perket nevojave te punesimit.