E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekselenca në UT, Basha: Një milionë euro për stazhierët

Një milionë euro u është premtuar nga kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, të gjithë studentëve për të kryer praktikë për profilin që ata përfundojnë.

Kjo deklaratë e qytetarit të parë të kryeqytetit është bërë gjatë ceremonisë së shpërndarjes së "medaljeve të Arit" dhe "Student i shkëlqyer" për 84 studentë të Universitetit të Tiranës.
 

Ndërsa Kreu i bashkisë ka vënë theksin gjithashtu edhe në premtimet e tij, punësimin e studentëve pas përfundimit të universitetit.
Këtë aktivitet e ka përshëndetur gjithashtu edhe Ministri i arsimit Myqerem Tafaj si dhe rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›