E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanishtja gjuhe e dyte e huaj ne Shqiperi pas anglishtes

Ministri i Arsimit Myrem Tafaj ka marre pjese sot ne nje aktivitet te organizuar nga ambasada gjermane ne prani te vete ambasadores Carola Muumlller-Holtkemper. Ne fjalen e tij ministri Tafaj ka pershendetur projektet e ngritura nga ambasada gjermane. Ai ka uruar suksese te gjitha shkollave qe kane vendosur seksionin dy gjuhesh. Kemi nxenes shume te mire dhe te motivuar kemi dhe prinder dhe mesues te shkelqyer. Te tre keta faktore bejne te mundur realizimin e projektit per nje dritare te re. Sipas ministrit futja e gjuhes gjermane si gjuhe e dyte e huaj eshte nje arritje e madhe per qeverine ne menyre qe te gjithe nxenesit te mesojne minimumi dy gjuhe te huaja. Nga ana e saj ambasadorja gjermane Carola Muumlller-Holtkemper ka theksuar se eshte pro nxitjes per mesimin e gjermanishtes ne te gjitha nivelet arsimore ne Shqiperi. Gjithashtu ajo ka permendur se do te rritet bashkepunimi midis dy vendeve dhe do te shkembehen kultura midis nxenesve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›