E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimi i shtetit aplikantet hezitojne te regjistrohen publikohen pergjigjet alternative

Provimi do te zhvillohet ne menyre elektronike

Provimi i shtetit per 11 profesionet do te zhvillohet pas dates 15 janar dhe do te marrin pjese te gjithe ata qe kane mbaruar studimet ne deget si Infermieri Mjekesi etj. Deri tani ne te gjitha profesionet eshte regjistruar nje numer i vogel aplikantesh. Sipas specialisteve te AKP-se te gjitha grupet jane ngritur per te gjitha profesionet por nuk ka pasur nje numer te larte te regjistrimeve. Vetem dega e Mjekesise ka regjistrime te larta per te zhvilluar provimin e shtetit. Te gjitha deget duke perfshire Fizioterapine Mjekesine Infermierine Stomatologjine MamineVeterinarine jane gati programet dhe jane ngritur grupet e punes per te zhvilluar provimin por problem mbetet numri i vogel i regjistrimeve.

Provimi

Nderkohe ekspertet e arsimit kane gjetur nje menyre per te inkurajuar te gjithe kandidatet per tu regjistruar duke publikuar pyetjet qe tregojne mbi procedurat se si do te behet ky provim. Ky eshte nje test shembull ai permban 50 pyetje me alternativa. Provimi do te behet elektronikisht dhe fillimisht do te vendoset gishti ne aparature ku do te dalin ne ekranin e kompjuterit te dhenat personale te kandidatit dhe me pas do te testohen. Autoritetet e arsimit shpjegojne se ne kete test nuk ka vend per abuzime sepse kandidatet do te ballafaqohen me pergjigjet nese jane te sakta ose jo qe ne momentin kur mbarojne provimin. Provimi do te zgjase 60 minuta dhe pyetjet jane te ndara sipas nivelit pyetje te lehta mesatare dhe te veshtira. Te gjitha pyetjet jane me alternative por kandidatet duhet te tregojne kujdes sepse vetem nje nga alternativat eshte pergjigje e sakte. Kandidatet do te kene te drejte te hyjne ne provim deri ne 5 here dhe sipas zv. ministrit te Arsimit Shamata te gjitha procedurat jane bere qe te mos kryhet asnje abuzim. Pagesa per provimin e shtetit do te jete 10 mije leke te reja dhe kjo shume do te paguhet per cdo rast qe studenti do te perserise provimin. Kete provim pavaresisht regjistrimeve do te duhet ta kryejne te gjithe aplikantet qe kane mbaruar studimet ne profesionet perkatese.

Vendi i Provimit

Provimi do te mund te zhvillohet te zyrat e AKP-se me pranine e specialisteve te ministrise. Agjencia Kombetare e Provimeve ka ngritur disa salla me kompiuterat ku do te kryhet provimi ne menyre qe te behet transparent cdo problem qe mund te haset. Gjithashtu cdo aplikant do te mund te kete mundesi te provoje veten e tij para provimit zyrtar fale disa provave qe do te behen.

Model pyetjesh per provim

1. Te gjitha shenjat klinike te meposhtme i gjejme ne luksacionin bilateral te ATM-se pervec njeres cila eshte

A Pamundesi per te mbyllur gojen

B Dhimbje pre-trageale

C Zhytje pre-trageale

D Asimetri faciale me laterodevijim te mentumit

2. Te gjitha pohimet e meposhtme jane te sakta pervec njeres cila eshte

A Sialodohiti eshte nje inflamacion i duktusit salivar

B Sialolitet shpesh gjenden rastesisht ne radiografi

C Sialoadeniti mund te haset tek paciente me sialolitiaze te vjeter

D Sialolitiaza submandibulare eshte me e rralle se ajo parotidiene

3. Trajtimi i luksimit te nje dhembi inciziv superior eshte

A Fiksimi bimaksilar

B Replantimi dhe splintimi

C Proteza imediate mikroparciale

D Asnje e vertete

4. Sindromi disfunksional i ATM-se

A Shpesh kerkon trajtim kirurgjikal

B Prek me shpesh seksin femer

C Gjithnje radiologjikisht paraqet ndryshime te strukturave kockore te artikulacionit

D Gjithnje pason nje traume

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›