E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Do te thjeshtojme procedurat, per titujt e pronesise

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, mori pjese dje ne shperndarjen e dokumenteve te privatizimit te 78 banesave shteterore. Gjate ketij aktiviteti, kryebashkiaku Basha firmosi disa prej ketyre dokumenteve dhe ua dorezoi kryefamiljareve, te cilet e prisnin prej shume vitesh nje akt te tille. Gjate fjales se tij, kreu i bashkise tha se do te thjeshtohen procedurat per dhenien e titujve te pronesise, ne menyre qe cdo qytetar te gezoje te drejten e prones se tij. Ne emer te institucionit qe ai drejton, pavaresisht se nuk ka qene ne krye te bashkise se Tiranes, Basha kerkoi ndjese qe keto familje nuk kishin marre dokumentin e pronesise per kaq vite. “Kjo eshte nje pune, e cila ka kerkuar perkushtim, ka kerkuar vendosmerine per te prere ato rrjete, apo rrjeta qe e bene te pamundur procesin deri tani. Dua t’ju kerkoj ndjese te thelle ne emer te Bashkise se Tiranes dhe institucioneve te saj edhe pse nuk ka qene e drejtuar prej meje, per vonesen dhjetera vjecare te ketij procesi. Bashkia e Tiranes nen drejtimin tim, do te shkurtoje cdo procedure burokratike qe i ndan qytetaret e qytetit tone nga titujt e drejte te pronesise mbi banesat, te cilet kane jetuar prej dhjetera vitesh. Se ne do ta bejme kete pa asnje paragjykim dhe pa asnje favor, do ta bejme kete me transparence te plote si nje detyrim maksimal te bashkise si shtepia e cdo qytetari te Tiranes ndaj qytetareve te Tiranes”, - tha kreu i bashkise Basha. Administrata e bashkise e drejtuar nga zoti Basha, eshte angazhuar per perfundimin sa me pare te ketij procesi, i cili ben pronare te banesave te tyre mijera qytetare te Tiranes. Aktualisht jane edhe 128 banesa te tjera ne procesin e perfundimit te dokumentacionit dhe lidhjes se kontratave noteriale. “Ky proces do te perfundoje se shpejti edhe per 128 familje, te cilat ne fakt duhet ta kishin marre pergjigjen prej kohesh nga Bashkia e Tiranes. Kur them prej kohesh, nuk them vetem per kete 18 mujor te kesaj administrate, por per dekaden e kaluar dhe ndonese dekada e kaluar nuk eshte pergjegjesia personale politike e imja si kryetar i Bashkise, duke qene qe bashkia eshte nje ne emer, te Bashkise se Tiranes, dua t’i kerkoj ndjese ketyre 128 familjeve te Tiranes dhe te siguroj qe procedurat e privatizimit per keto 128 objekte perfundojne javen e ardhshme”,- u shpreh kryebashkiaku Basha. Mungesa e vemendjes dhe vullnetit per t’i sherbyer qytetareve mbajti per vite peng rreth 700 banore te Tiranes per 158 banesat e te cileve ishte marre vendimi i privatizimit, por nuk lidheshin kontratat dhe kryheshin procedurat qe ishin detyre e Bashkise se Tiranes. “Procedurat jane realizuar dhe keto 158 bashkeqytetare dhe femijet e tyre, te cilet jane lene pa certifikate pronesie per nje burokraci te thjeshte. Per keto 158 banesa dhe 158 familje nuk ka pasur dhe nuk ka nevoje per nje vendim te Keshillit Bashkiak. Kane qene thjeshte dhe vetem pasoje e pakujdesise. Edhe per keto ne emer te Bashkise se Tiranes dua t’i kerkoj falje bashkeqytetareve tane, si perfaqesues i Bashkise se Tiranes”, u shpreh kryetari i Bashkise se Tiranes ne fjalen e mbajtur ne kete aktivitet.

Premtimi

“Bashkia e Tiranes nen drejtimin tim, do te shkurtoje cdo procedure burokratike, qe i ndan qytetaret e qytetit tone nga titujt e drejte te pronesise mbi banesat, te cilet kane jetuar prej dhjetera vitesh. Se ne do ta bejme kete pa asnje paragjykim dhe pa asnje favor, do ta bejme kete me transparence te plote si nje detyrim maksimal te bashkise, si shtepia e cdo qytetari te Tiranes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›