Uji nis terheqjen, ndalen evakuimet
Largohet paniku per permbytje masive ne Shkoder, Lezhe, Fier dhe Vlore. Pas vershimeve te fuqishme nga shkarkimet ne 4 HEC-e ne veri te vendit dhe fryrja e Vjoses ne jug, situata u be tejet alarmante kur brenda pak oresh dhe deri mesditen e djeshme u pershine nga uji dhe permbyten mbi 5 mije hektare toke bujqesore dhe 200 banesa, kurse 400 te tjera kercenoheshin. Por permiresimi i kushteve atmosferike dhe pushimi i reshjeve te shiut, mbremjen e djeshme ka larguar friken. U pergjysmua siperfaqja e tokes se permbytur ne qarqet Shkoder dhe Lezhe dhe ne permiresim eshte gjendja ne Fier dhe Vlore. Ministria e Brendshme, nepermjet zedhenesit Leonard Olli, tha se ne Shkoder jane rreth 2 mije ha nen uje, nga 4 mije qe ishin ne mesdite dhe ne Lezhe jane te permbytura 680 ha nga mbi nje mije qe ishin paradite. Po keshtu ne Shkoder jane pergjysmuar banesat nen uje.
Shkoder
Aktualisht ne territorin e rrethit Shkoder siperfaqja e mbuluar nga uji eshte reduktuar ndjeshem dhe mbeten nen uje rreth 2000 hektare toke, kryesisht ne bashki, zona e Bahcallekut dhe Ajasem, komunat Ana e Malit, Berdice, Dajc, Guri i Zi, Bushat. Jane ne prezence te ujit rreth 60 shtepi, ku gradualisht uji po largohet. Jane evakuuar rreth 110 familje, te cilat jane akomoduar tek te afermit e tyre dhe nje pjese ne konviktin e Shkolles Industriale. Niveli i ujerave po vazhdon te bjere ndjeshem, kurse aksi i rruges nacionale ne harkun e Berdices eshte i krejtesisht i kalueshem. Por gjate nates se enjte dhe mengjesit te djeshem situata ishte teper kritike. Me mbi 4mije hektare toke te permbytura nga uji, 120 shtepi te zhytura dhe 350 banesa te tjera ne rrezik, kryesisht ne lagjet periferike te qytetit dhe ne ultesire. Nuk ka deme ne gje te gjalle dhe njerez, por vetem ne bujqesi dhe ato materiale. Nen uje jane siperfaqe toke ne Berdice, Obot, Velipoje dhe Dajc.
Lezhe
Reshjet me intensitet te dobet kane ndikuar mbreme ne permiresimin e situates, ndersa niveli i ujerave ne lumenj dhe kolektore vijon te bjere. Siperfaqet e tokave bujqesore me prezence uji jane 200 hektare ne zonen e Zadrimes, komunat Dajc, Blinisht, Balldre, e Kallmet. Kurse ne Bregun e Mates, komunat Kolsh, Zejmen, e Shenkoll, jane nen uje 300 hektare. Rreth 100 ha jane permbytur ne Fushe-Gjorme, bashkine Lac, Mamurras.
Ne zonen Fushe-Mamurras, Adriatik, Fushe-Kuqe jane 80 hektare nen uje. Por deri ne mesdite ishin mbi 1 mije hektare te permbytura. Kurse ne Tale nuk ka demtime te argjinatures dhe rrezik ne jete banoresh.
Vjosa permbyti 400 ha toke ne Fier, rrezikohen 75 banesa
Lumi Vjose ka arritur nivelin maksimal, duke permbytur me qindra hektare ne Fier. Shtabi i Emergjencave ne Prefekture mobilizoi dje gjithe policine dhe autoritetet per evakuimet e mundshme dhe monitorimin e situates. Vershimi i ujit ne Mallakaster, si ne fshatrat Kute, Mollaj, Corrush, shkaktoi permbytjen e rreth 300 hektare toke bujqesore. Ne komunen Cakran te Fierit, lumi ka dale ne fshatrat Varibop dhe Selishte, ne komunen Frakull, ne fshatrat Kashisht, Kafaraj, Ade dhe Cerven me mbi 100 hektare toke nen une. Kurse te rrezikuara nga uji jane rreth 70 banesa ne fshatin Kashisht dhe 5 banesa ne fshatin Cerven. Situata vijon te monitorohet ne terren nga shtabi dhe deri tek FNSH-te, per cdo rast emergjence. Dje ne mbremje u raportua se ne komunen Hekal jane 40 ha nen uje, ne Kute 40 ha, Frakull 40 ha dhe komuna Cakran 25 ha toke. Ne komunen Levan, situata e rreth 38 familje te fshatrave Ferras dhe Cerven 2, me prezence uji eshte drejt permiresimit, pasi niveli i lumit Vjose eshte ne renie te vazhdueshme. Ne lumin Seman, prurjet tek ura e Mbrostarit vazhdojne te mbeten ne kuota maksimale.
Uji permbyt 130 ha, evakuohen 33 familje
Ne qarkun e Vlores, situata problematike vijon ne Uren e Mifolit, ne fshatrat Fitore, Trevllazen dhe Novosele te komunes Novosele. Aktualisht reshjet kane pushuar dhe situata eshte ne permiresim. Prurjet e lumit Vjosa po pakesohen dhe niveli i ujit tek ura e Mifolit vazhdon te jete nen 6 metra, nga 7 metra qe eshte pika kritike. Ne vendin e quajtur “Gryke Pishe”, dige mbrojtese e lumit, ka pesuar nje carje dhe per pasoje jane permbytur rreth 130 ha toke djerre. Jane evakuuar 30 familje te fshatrave te bregut te lumit Vjose, si edhe tre familje, qe ndodhen prane ures se Mifolit.
Evakuohen 20 familje, 400 ha nen uje
Situata ne qarkun e Durresit po vjen drejt normalizimit te plote. Gjate dites se djeshme jane evakuuar rreth 20 familje ne fshatin Katund i Ri , komuna Sukth. Si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Erzen, siperfaqe te tera toke jane permbytur. E njejta situate paraqitet edhe ne Katund te Ri, ku banesat jane te rrethuara nga uji. Ne Kruje, del nga shtrati lumi Ishem dhe si pasoje ka permbytje ne Bubq e Thumane. Mese 40 familje ne keto zona jane izoluar brenda shtepive te tyre dhe jane permbytur rreth 300 ha toke.