E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anri Sala ne “Abc Art Berlin Contemporary 2013”

Artisti i njohur Anri Sala do te jete nje prej pjesemarresve ne programin e ketij viti te “Abc Art Berlin Contemporary 2013”, nje ekspozite kjo, iniciative e nente galerive private te Berlinit e qe sivjet mban edicionin e saj te peste. Sala do te “performoje” naten e pare te hapjes se ekspozites me 19 shtator, bashke me Andy Hope 1930 dhe Aino Laberenz ne kuader te Christoph Schlingensief´s Operndorf, shoqeruar me instalime elektrike tribut Burkina Faso. Programi i sivjetme i festivalit perfshin edhe performanca, leksione, talk shows dhe biseda me artiste te ndryshem si Alexandra Bachzetsis, DiS, Kasia Fudakoeski, Mathew Hale, Michele Di Menna, Hermann Nitsch, Michael Riedel Nasan Tur, Pae White dhe Thomas Zipp. Sivjet, sipas organizatoreve, Berlini sjell gati 130 galeri nderkombetare dhe shumica e puneve jane krejtesisht te papara me pare, duke perfshire edhe nje program te vecante kthimi ne retrospektive, me pune tanime ikone ne artin evropian. Programi zgjat kater dite dhe projekti kryesor i ngjarjes kulturore te sivjetshme qendron “Upcoming Exhibitons”, ku 14 hapesira ekspozuese nderkombetare do te shfaqen ne hyrje te ekspozites, ne Gleisdreieck, Berlin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›