Basha Do ul taksat per biznesin do heq ate te gjelberimit dhe tabelave
“Do të ul taksat për biznesin dhe do heq taksën e gjelbërimit dhe të tabelave”.
Këto ishin disa nga premtimet që kandidati i mazhorancës për Tiranën, Lulzim Basha, i shpalli gjatë takimit “Iniciativa për Tiranën” zhvilluar sot pasdite me artistë, pedagogë, gazetarë dhe intelektualë të kryeqytetit.
Sipas tij, sistemi aktual i taksave, redukton investimet dhe prandaj duhet një përmirësim i tij në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.
“Punësimi dhe mirëqënia është përgjegjësi e bashkisë. Do vendos premium për punësimin. Vetëm në 6 muajt e parë, 4 mijë vende pune”, tha më tej Basha.
Duke shtuar se alternativa e “Aleancës për qytetarin” ka në qendër qytetarin, pasi edhe momenti në të cilin ndodhet vendi është një rëndësi historike, duke vendosur votën e qytetarit si instrumentin e zgjedhjes.
“Do të dyfishohen të ardhurat, duke ulur taksat. Por edhe katër-fishim i vlerës së investuar nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu, edhe plan urbanistik me referendum qytetar”, tha më tej Basha.
Sipas tij, bashkia do të nisë punën që kryeqyteti të mos jetë i mbushur nga plehrat.
“Lufta politike ka mbajtur peng projekte kyçe për kryeqytetin. Jam i bindur se kambanat e interesit social do të fillojnë shumë shpejt.
Qeverisja vendore duhet të punojë për Tiranën, pasi edhe qeverisja qendrore ka qenë gjithmonë e gatshme për projektet”, u shpreh ai.
Por kandidati i mazhorancës për Tiranën ka pohuar edhe faktin se paraqitet më shumë se kurrë nevoja për partneritet, së pari, duke marrë hua të buta.
“Partneritet transparent me qytetarët, por edhe partneritet me privatët e qeverisjen qendrore ”, ka qenë thirrja e drejtuar nga Basha në takimin “Iniciativa për Tiranën”.
Më tej, Basha deklaroi se do ketë respekt total për pronën private dhe punë për hapësirat publike, duke mos lejuar ndërtime të çrregullta.