E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Uragani i fitores blu do te perhapet fuqishem ne te gjithe vendin

“Morali juaj, mbështetja juaj, energjia juaj, janë në vetvete burim i pashtershëm frymëzimi për mua”.

Me këto fjalë iu është drejtuar qytetarëve të Kavajës kryeministri Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Refik Rugija.

“Në 4 vitet që do të vijnë, do të ndërtojmë Kavajën moderne, Kavajën evropiane. Ajo do të shndërrohet në një nga qendrat më të fuqishme ekonomike të vendit dhe ju do ta ngrini këtë qytet në lartësitë më të mëdha të zhvillimit në këtë vend”, tha më tej ai.

Duke shtuar se në 4 vitet që vijnë Kavaja do të jetë një nga prodhuesit kryesorë bujqësorë dhe blegtoralë të Shqipërisë.

“Brigjet e Kavajës do të jenë pol kryesor turistik në rajon.

Ju jap fjalën se nuk do të ketë as edhe një kilometër rrugë të paasfaltuar në Kavajë.

Kavaja me 24 orë ujë, të lidhim kontratën e fitores”, shtoi ai.

Sipas Berishës, hovi i lirisë nuk mund të ndalet dhe ka qenë pikërisht Kavaja qendër e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, duke premtuar ecje më të shpejtë drejt Evropës.

“Alternativa jonë është ajo e njerëzve të dinjitetit dhe shpresës, e besimit të madh tek Zoti, tek njëri-tjetri dhe tek Shqipëria.

Ndaj edhe ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohen në alternativën që vë në krye ata dhe besimin e shpresat e tyre”, tha më pas kreu i qeverisë.
Në fund, Berisha tha se uragani i fitores do të përhapet në të gjithë vendin.

“Kavaja blu, Durrësi blu, Tirana blu ... fitore!”, përfundoi fjalën e tij kreu i qeverisë në Kavajë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›