E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Terrorizmi ndeshkohet rende dhe eshte i pashprese

 “Vrasja e terroristit Bin Laden dëshmon se terrorizmi ndëshkohet rëndë dhe është i pashpresë”.

Kështu është shprehur në një deklaratë të posaçme kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, lidhur me vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden.

“Bota sot është më e sigurtë. Vrasja e Bin Ladenit është fitore jo vetëm për SHBA-në, por për lirinë dhe gjithë botën”, pohon ajo.

Duke përfunduar se vrasja e terroristit Bin Laden dëshmon se terrorizmi ndëshkohet rëndë dhe është i pashpresë.

“Bota është gëzuar sot me lajmin më të mirë, lajm që dëshmon një fitore të jashtëzakonshme jo vetëm të SHBA-së por edhe të NATO-s, Aleancës së Lirisë ku Shqipëria është anëtare dhe kontribuon në luftën kundër terrorizmit”, përfundon mesazhi i Topallit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›