Basha: Do vijojmë me transformimin e Tiranës. Pyetjet për kreun e PD, në vende të tjera
Kryetari I Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inaguruar sot rikontruksionin e rrugës Xhemal Tafaj në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet.
Në fjalën e tij, Basha u premtoi banorëve se Bashkia do të vijojë punën për të transformimin e Tiranës.
“Rikthimi në bllokun Xhemal Tafaj më jep kënaqësinë e inspektimit të një pune të zhvilluar mirë, me cilësi dhe në një kohë të shkurtër. Siguroj banorët që transformimi dhe puna për ndryshimin pozitiv të Tiranës po vijon me ritme të shpejta. Unë mbetem i përkushtuar për të vazhduar punën në shërbim të qytetetarëve, në çdo cep të qytetit të Tiranës, në çdo kohë dhe siç viziojmë këtë bllok do të kemi rastin gjatë javëve në vijim të shohin të tjera punë të mira që po zhvillojmë në kryeqytet tha Basha.
Basha gjithashtu ka preferuar ti shmanget pyetjes mbi kreun e PD-së duke theksuar se ka vende të tjera ku mund të diskutohen çështjet politike.
“Këtu jam vetëm për punët e bashkisë dhe do të flasë vetëm për punët e bashkisë kur të kemi pyetje politike ka vende të tjera për t`i diskutuar” tha Basha.