Sarande mbytet punetori i ndertimit

Një punëtor ndërtimi është mbytur në ujërat e Jonit në Sarandë, ndërsa ishte duke u larë bashkë me dy shokët e tij. Këta të fundit janë shpëtuar nga pushuesit, dhe sipas policisë ende nuk dihet shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje që mori jetën e 18 vjeçarit Ardis Xhelili, por rrezikoi edhe dy të tjerët. Paraprakisht besohet se këta janë futur menjëherë në ujin e ftohtë, sapo kanë përfunduar punën. Polumbarët e RENEA-s po kërkojnë për trupin e të mbyturit.