E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranes pushon hetimet ndaj ish-ministrit Genc Ruli

Prokuroria e Tiranës pushon hetimet ndaj ish-ministrit të Energjetikës, Genc Ruli. Ky hetim nisi mbi bazën e akuzave të bëra në adresë të zotit Ruli, për ndryshim të mundshëm të një marrëveshje koncesionare. Pas verifikimeve të bëra prej organit të akuzës rezulton se veprimet e ministrit aktual të Bujqësisë, nuk përbëjnë vepër penale. Në këtë mënyrë Prokuroria ka hedhur poshtë akuzat e lëshuara fillimisht nga pasardhësi i tij, Dritan Prifti e më pas të mbështetura nga opozita. Ish ministri I Ekonomisë, Genc Ruli u akuzua se në korrikun e viti 2009 ka firmosur ndryshimin e marrëveshjes koncesionare pa e kaluar më parë në Kuvend. Ky veprim, sipas akuzes ishte kryer vetëm dy ditë pasi kompania kishte bërë kërkesën dhe po sipas akuzes, Ruli e lehtësoi kompaninë në fjalë nga një gjobë. Opozita kërkoi nisjen e hetimeve për ish-ministrin e Energjetikës . Vetë ministri Ruli ka hedhur publikisht poshtë të gjithë zërat që e implikojnë personin e tij në këtë çështje. Tashmë, Prokuroria ka vërtetuar se veprimi i Rulit nuk përbën vepër penale, duke I dhënë fund hetimit të tij per këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›