E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia nje i kerkuar per vrasje

Ekstadohet nga Greqia drejt vendit tonë i kërkuari për vrasje Nazmi Molla. Interpol Tirana ka ekstraduar 29 vjeçarin nga Zall-Gjoçaj i Matit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Dibrës kishte caktuar në 2006-ën masën e sigurisë arrest me burg për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Ngjaraj për të cilën akuzohet Molla ka ndodhur në datë 25 gusht të vitit 2004, ku në bashkëpunim me shtetasit Behar dhe Vladimir Molla kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin Gëzim Molla.
Vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, lidhur me zonat e shfrytëzimit të lëndëve drusore.
Në aeroportin“Nënë Tereza“ në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›