E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendos lejimin e vëzhguesve të partive të vogla gjatë procesit të numërimit

10-05-2011 / Gazeta 55

Kreu i KQZ-së u shpreh se partive të vogla nuk duhet t’ju shkeljen të drejtat që ja ua jep ligji Nisur nga disa ankesa të partive të vogla pranë KQZ-së, për moslejim të vëzhguesve të tyre në procesin e numërimit a reaguar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka kërkuar të lejohen vëzhguesit e partive të vogla në procesin e numërimit, pasi këtë të drejtë atyre ju a jep ligji. Në mbledhjen e djeshme, Ristani ka njoftuar se ka shumë sinjalizime dhe ankesa nga partitë e vogla që shprehin shqetësim për moslejimin në procesin e numërimit. “Të merren masa, të njoftohen urgjent KZAZ-të përkatëse dhe të lejohen vëzhguesit e përcaktuar nga këto subjekte politike” - ka thënë Ristani. Sipas tij, shqetësimet janë shumë të drejta dhe atyre nuk duhet t’u shkelet asnjë e drejtë që ua përcakton ligji.

KQZ: Procesi i numërimit të votave po vijon normalisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi dje se procesi i numërimit të votave në të gjitha komisionet zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ-të) po vijon normalisht.
Zyrtarë të administratës së KQZ-së informuan pasditen e djeshme gjatë mbledhjes së radhës së Komisionit se numërimi po vijon normalisht, përjashto disa raste kur numëruesit kanë ndalur procesin për të pushuar, për shkak të lodhjes. “Vetëm në tetë vende të numërimit të votave (VNV) është ndërprerë procesi, ndërsa në VNV-të e tjera ai po ecën normalisht. Deri tani nuk kemi ndonjë problem të shfaqur gjatë numërimit të votave”- tha përfaqësuesi i administratës së KQZ-s gjatë mbledhjes së pasdites së djeshme
Ristani: KQZ ka dhënë rezultate të sakta/Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani tha dje se KQZ ka dhënë vetëm rezultate të sakta për votimet e 8 majit. Mbledhja e pasdites së djeshme të Komisionit nisi me debate të forta mes kryetarit të KQZ-së dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj. Ky i fundit pretendoi se të dhënat e publikuara nga KQZ nuk pasqyrohen në mënyrë korrekte dhe sipas ligjit. “Të vihet sa më shpejt në funksion faqja e internetit e KQZ-së dhe të ndalohet praktika e dhënies së shifrave jokorrekte” - tha Gjonçaj. Kryetari Ristani akuzoi përfaqësuesin e opozitës se në mënyrë të përsëritur po tenton të hedhë baltë mbi punën e KQZ-së duke bërë deklarata të pavërteta. “KQZ ka publikuar vetëm të dhëna të sakta. Nëse dyshoni, së bashku me personelin e KQZ-së, keni mundësinë që të shkoni tek data baze, të verifikoni dhe të provoni pretendimin tuaj”- iu drejtua Ristani përfaqësuesit ligjor të PS-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›