Basha: Edi Rama refuzoi për 11 vjet të ndërtojnë Xhaminë e Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës u përgjigjet akuzave të kreut të PS
Në sheshin e Namasgjasë ka gati një javë që është rrethuar zona dhe janë vendosur fadroma në pritje të nisjes së punimeve për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Autoritetet komunitetit Mysliman në një prononcim për mediat thanë se punimet do të nisin së shpejti pa detajuar afatet e nisjes dhe përfundimit të këtyre punimeve. Në ditën e lindjes së profetit Muhamed Kryeministri Berisha, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha dhe drejtues të komuniteti thanë se gjithçka është gati për të hapur themelet e kësaj xhamie për të përmbushur në këtë mënyrë nevojat e besimtarëve myslimanë dhe një nga premtimet e tyre. Në kohën kur ende themelet nuk janë hapur, i pyetur nga media, Kryetari i bashkisë Basha tha se leja është miratuar nga KKT dhe është vendimi i KMSH për të vendosur kohën e nisjes së punimeve dhe se i gjithë infomacioni i hapur se nuk ka leje Basha e konsideroi si shpifje të kreut të opozitës së Edi Rama. “Detashmenti i PS në mediat shqiptare vazhdon të shpërndajë shpifje për këtë çështje. Kompleksi i z. Rama që për 11 vite nuk e bëri Xhaminë, vendosi të mos e bënte Xhaminë ka dalë në sipërfaqe si vaj mbi ujë. Xhamia ka marrë leje nga KKT. Bashkia e Tiranës do e mbështesë Komunitetin Mysliman në çdo fazë, që nga faza e gërmimeve, punimeve të nëndheshme, parkimit e deri tek faza e ndërtimit të Xhamisë dhe këtë nuk e fut dot në thes asnjë, me asnjë lloj shpifje. Janë shpifje totale, të marketuara, të prodhuara nga makina propagandistike e z. Rama që për 11 vjet zgjidhi të mos e ndërtojë Xhaminë dhe që lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman por jo vetëm” theksoi Basha. Deklarata Kryetari i bashkisë i bëri pasi inspektoi punimet në segemnetin rrugor që lidh rrugën “Skënder Jareci” deri tek shinat e Trenit, në zonën e Don Boskos.
KiE monitorim fushatës, delegacioni me 6 anëtarë me 10 qershor në Tiranë
Të hënën Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës zbarkon delegacionin e saj në Tiranë për një qëndrim dyditor, nën misionin monitorues për procesin parazgjedhor. Detyrë parësore e delegacionit të kryesuar nga ish-parlamentari italian Luca Volonte dhe të ndjekur nga Alina Stefania Gorghiu,Petros Tatsopoulos, bashkëreporterët për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, do të jetë vlerësimi i legjislacionit elektoral dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore. Në vizitën dy ditore në vendin tonë, ku delegacion do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi, krerët e partive politike pjesmarrëse në këto zgjedhje, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile. Vëzhguesit do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila është planifikuar për të martën 11 qershor në orë 18:30 në Hotel Rogner. Ky mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë.