Shqiperi-NATO, nga vigjilja ne kurorezim
Integrimi i vendit tone ne dy strukturat me te fuqishme boterore, Organizaten e Traktatit te Atlantikut Verior (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE), qe ne nisjen e pluralizmit, ishin objektivat kryesore te shtetit, pavaresisht drejtimit te majte apo te djathte. Gjysma e kesaj rruge thuajse u kurorezua dje. Sepse Samiti i Bukureshtit vendosi t'i beje ftese Shqiperise per anetaresim ne aleancen me te fuqishme ushtarake te botes. Nje ftese qe u pranua po dje nga Shqiperia. Dhe qe presupozon se brenda fundit te vitit te ardhshem, ne jemi vend anetar me te drejta te plota ne aleance. Por per te arritur deri ne diten historike te 3 prillit, u deshen 17 vjet perpjekje te shumta. Taktika shqiptare ishte produktive. Ajo bashkepunoi me NATO-n dhe vazhdon ta beje kete aktivisht ne nje sere fushash. Por me nje theks te vecante te reformat ne sektorin e mbrojtjes dhe sigurise, si dhe mbeshtetja per reforma me te gjera demokratike dhe institucionale. Vendi u bashkua me Planin e Veprimit per Anetaresim (MAP) ne 1999 dhe tashme po bashkohet me Aleancen. MAP-i eshte nje manifestim praktik i politikes se "deres se hapur" te NATO-s. Ai eshte kuadri permes te cilit Aleanca siguron keshilla, ndihme dhe mbeshtetje praktike ndaj vendeve aspirante per t'i ndihmuar te pergatiten per anetaresimin ne NATO. Por MAP-i nuk garantonte anetaresim. Marrja e fteses duhet t'i nenshtrohej nje zbatimi te suksesshem te reformave. Qe duket se u konsideruan te arritura dhe dje u kurorezuan me dhenien e shumepritur te fteses. Pervec fokusimit te rendesishem te reformat, nje fushe tjeter e rendesishme e bashkepunimit eshte mbeshtetja e vendit per operacionet e drejtuara nga NATO-ja. Shqiperia filloi te kontribuonte ne Forcen Nderkombetare te Ndihmes per Sigurine (ISAF) ne Afganistan ne 2003. Vendi kontribuoi gjithashtu ne Forcen e Stabilizimit te drejtuar nga NATO-ja ne Bosnje (SFOR) qe nga 1996 e deri ne zevendesimin e saj nga njesia operacionale Althea e Bashkimit Evropian ne vitin 2007. Shqiperia strehoi nje komande mbeshtetese logjistike per te lehtesuar operacionet paqeruajtese ne Kosove, qe eshte kthyer ne nje shtab ushtarak rajonal, NATO HQ Tirana, ne vitin 2002. Pikenisja zyrtare e marredhenieve NATO-Shqiperi daton ne vitin 1992. atehere Shqiperia u bashkua me Keshillin e Bashkepunimit te Traktatit te Atlantikut te Veriut (te quajtur me vone Keshilli i Partneritetit Euroatlantik ne 1997). Marredheniet u zgjeruan kur Shqiperia luajti nje rol te rendesishem ne mbeshtetjen e perpjekjeve te aleateve, per t'i dhene fund tragjedise humanitare ne Kosove dhe ne sigurimin e paqes pas fushates se bombardimeve ajrore. Bashkepunimi dypalesh eshte zhvilluar ne menyre progresive nen driten e aspiratave te anetaresimit dhe pjesemarrjes se saj ne Planin e Veprimit te Anetaresimit qe ne prill 1999. NATO HQ Tirana, qe u ngrit ne 2002 per te kontribuar ne komanden dhe kontrollin e KFOR-it, siguron gjithashtu keshilla, asistence dhe mbeshtetje ndaj qeverise, ne perpjekjet e saj per reforma ne fushen e mbrojtjes. Sakaq, mbeshtetja politike dhe publike per anetaresimin ne NATO ka qene gjithmone shume e larte, pasi mbeshtetet nga 94 per qind e popullsise.