Xhufi: Shqiperia, e lidhur me vlerat perendimore
Levizja Socialiste per Integrim uroi te gjithe popullin shqiptar per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Kryetari i Grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi, duke shprehur ne emer te LSI-se, kenaqesine e jashtezakonshme per kete dite te vecante vuri ne dukje "kjo ftese krijoi nje nyje e fuqishme, qe e lidh vendin tone ne menyre perfundimtare me vlerat perendimore te lirise e te demokracise. Ne gjykojme, se marrja e fteses per NATO eshte para se gjithash nje vleresim qe partneret tane i bejne vokacionit te pakthyeshem evropian e atlantist te popullit shqiptar". Sipas tij, kontributi i vecante i takon ne kete dite edhe Forcave tona te Armatosura, te cilat ne keto vite kane ditur te realizojne reforma te rendesishme, qe kane qene edhe te dhimbshme, sidomos per ata ushtarake te cilet kane dale ne lirim, dhe qe kane edhe ata pjesen e tyre ne kete gezim. Gjithashtu, Xhufi vleresoi se "deri ne momentin e hyrjes sone te plote ne NATO, gje qe duhet te ndodhe ne Samitin e vitit te ardhshem, politikes shqiptare do t'i duhet te realizoje te gjitha ato premtime, te gjitha ato angazhime dhe ato obligime qe duhej t'i kishte permbushur perpara samitit te Bukureshtit, dhe per fat te keq deri me sot nuk i ka permbushur, duke filluar nga lufta kunder korrupsionit, e deri tek reformat e rendesishme, sic eshte reforma elektorale apo ajo zgjedhore".