Rama: Ftesa ne NATO, nje pergjegjesi per ne
"Ftesa eshte suksesi i qytetareve shqiptare, i atyre qe s'jane me dhe i atyre qe sot e gjithe diten perpiqen ne te gjitha fushat e jetes me kete aspirate unanime te anetaresimit ne NATO si dhe ne BE, dhe barra e re e pergjegjesise per politiken shqiptare". Keshtu u shpreh dje kryetari i PS-se, Edi Rama, lidhur me marrjen e fteses per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne kete menyre, duke u ndalur ne kete moment historik, Rama vleresoi se "kjo eshte nje dite e re, qe lind nga nje enderr e vjeter per te cilen u sakrifikuan, flijuan, pushkatuan, burgosen, syrgjynosen dhjetera mijera shqiptare. Kjo eshte nje dite e re qe, e ribashkon Shqiperine me frontin e madh te popujve te lire per te mbrojtur demokracine, lirine individuale, barazine para ligjit nga armiqte e tyre, ashtu si dikur ne frontin e madh antifashist te luftes se dyte boterore". Sipas tij, kjo fteses eshte nje barre e re pergjegjesie per politiken shqiptare, e cila me shume se te festoje, duhet te mendoje seriozisht per sfidat qe e presin. Njekohesisht, duke vleresuar rolin e socialisteve per marrjen e fteses, kreu socialist thekoi se "anetaresimi perfundimtar ne NATO nuk duhet te vonoje. Une jam krenar per rolin e Partise Socialiste ne kete proces, per kurajen me te cilen ne po ndryshojme politiken ne Shqiperi dhe per kontributin qe, dhame deri ketu, per marrjen e fteses".