Basha: Gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës do investoj për zhvillimin e sportit
- Lulzim Basha kapërcen pragun e 200 mijë “votuesve” në Facebook
- Mesazhi i Lulzim Bashës drejtuar miqve të tij në rrjetin social Facebook: Ti përvishemi punës për qytetin e ëndrrave tona, të ndërtojmë një Tiranë më të mirë
14 universitete publike dhe private nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në aktivitetin e njohur si “UNIVERSIADA”, ku këto universitete garuan mes tyre në sporte të tillë si Atletika, Minifutbolli, Basketbolli, Volejbolli apo Pingpongu. Në finalen e “UNIVERSIADE”-s ishte i pranishëm edhe kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. UNIVERSIADA u fitua nga Universiteti i Sporteve të Tiranës, duke lënë në vend të dytë Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ndërsa në vend të tretë doli Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës. Duke uruar kampionët Basha garantoi se nën drejtimin e tij, Bashkia e Tiranës do të financojnë gara sportive por jo vetëm mes shkolla të Tiranës. “Ne do ta mbështesim fuqishëm këtë “UNIVERSIADE” dhe kjo do të kthehet si një traditë të përvitshme me mbështetje të fuqishme të Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut tuaj të ardhshëm. Ju siguroj se Bashkia e Tiranës do të rikthejë të gjitha ambjentet sportive dhe do investojë për këtë. Studentët e këtij Universiteti të mrekullueshëm kur të mbarojnë dhe do kenë diplomat e tyre, do të kenë po kështu me dhjetëra ambiente të reja sportive, palestra të mrekullueshme si kjo për të kryer aktivitetet e tyre, për ti dhënë qytetarëve të Tiranës cilësinë e jetës”- tha Basha. Tradita e universiadave në botë është e hershme dhe për herë të parë një veprimtari e tillë është organizuar në vitin 1923 me emrin “Kampionati Ndërkombëtar i Universiteteve”, ndërsa emri i tanishëm, UNIVERSIADE, nisi të përdorej që nga viti 1959 në lojërat e Torinos në Itali. Më tej, Basha i është bashkuar të rinjve për një kafe në zonën e ish-bllokut frekuentuar më së shumti prej tyre. Kandidati demokrat ka bashkëbiseduar me ta jo vetëm për programin si kandidat për kryetar bashkie por ka shuar kureshtjen edhe për pyetje me karakter personal siç për angazhimin tij në sport por edhe për vëzhgimin e zgjedhjeve pluraliste. Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së të rinjëve për tu bërë pjesë e një feste të organizuar prej tyre. Politikat për të rinjtë zënë një vend të veçantë në programin e Lulzim Bashës, e për këtë arsye kandidimi i tij për kryetar bashkie po mbështet në masë prej tyre çka dëshmohet edhe në shifrat rekord mbështetja në facebook. “Kemi një aspekt që është gati për Tiranën Europiane dhe kjo është rinia moderne europiane që e do Tiranën me të gjithë zemër dhe që sonte kjo rini, ja ku jemi real, nuk jemi virtual. Që prej sonte jemi në Facebook jo më pak se 200 mijë”, tha Basha.
Lulzim Basha kapërcen pragun e 200 mijë “votuesve” në Facebook
Në votimin e parë virtual, Basha konfirmohet si shqiptari më i votëbesuar, ndërkohë që rivali i tij për bashkinë e Tiranës mbetet ende në ritmin e diferencës 1 me 2 gjatë votimit në Facebook
Nëse Facebook do të ishte një mekanizëm për të shprehur të drejtën e votës me një klikim dhe jo në kutinë e votimit, atëherë Lulzim Basha do të mandatohej kryetar i bashkisë së Tiranës. Por kjo s’do të thotë se është e pamundur, nëse i referohemi kushteve dhe rrethanave të mbështetjes masive në rrjetin social Facebook. Faqja zyrtare e Lulzim Bashës në rrjetin social Facebook ka thyer çdo parashikim, teksa dje në orën 21:00 të mbrëmjes do të shënonte mbi 200 000 fansa. Vetëm 10 ditë më parë profili i kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha do të kumtonte 100 mijë fansat, ndërsa dje në mbrëmje kjo shifër do të arrinte 2-fishin, pra 202 037. Por, çfarë ndodh me mbështetësit e kandidatit kundërshtar në zgjedhjet e 8 majit për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama. Deri në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme, Edi Rama kishte në faqen e tij zyrtare 92 959 fansa. Duket qartë diferenca mes dy kandidatëve, në faqet e tyre zyrtare në rrjetin social, profile të cilat janë hapur jo më larg se para 3 javësh, me nisjen e fushatës elektorale. Prezantimi i alternativave dhe projekteve në infrastrukturë, ndërtim shkollash, kopshtet e hapësirasht e gjelbra, punësimi e mbështetja sociale, përpara një audience masive virtuale, ka krijuar pozitat favorizuese dhe disfavorizuese ndërmjet kandidatëve. Kësisoj, Lulzim Basha fiton përballjen e parë indirekte ndaj Edi Ramës, ndërsa atë direkte ia ka faturuar për në 8 maj 2011-të. Testi i Facebook nxjerr fitues bindshëm kandidatin e Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ku fansat e tij konfirmohen si “votues” të alternativës dhe morisë së projekteve në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Rrjeti social Facebook do të shërbente dy vjet më parë si nyja kryesore e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kandidatët e atëhershëm si Barack Obama dhe John McCain, njohën qytetarët amerikanë me programin dhe platformën e tyre elektorale. Tashmë, Facebook është kthyer në modë dhe, edhe në Shqipëri kjo fushatë elektorale ka zënë një vend të veçantë në vëmendjen e komunitetit qindra-milionësh të Facebook-ut.
Mesazhi i Lulzim Bashës drejtuar miqve të tij në rrjetin social Facebook
“Unë u rrita në Tiranë duke ëndërruar se si mund të bëhej ajo një ditë. Por sot kur unë dhe Aurela shohim qytetin ku jetojmë bashkë me vajzën tonë Dafina, ashtu si shumëkush, nuk jam i kënaqur. Sepse ne të gjithë kërkojmë dhe meritojmë më shumë nga ky qytet, nga kjo shtëpi e madhe e përbashkët. Betejat e vërteta në këtë qytet nuk zhvillohen në teatrin politik të radhës. Ato zhvillohen në çdo familje dhe në çdo shtëpi të Tiranës. Në çdo rrugë dhe në çdo lagje të saj. Në jetën e çdo banori. Këto janë betejat e vërteta. Betejat e njerëzve të këtij qyteti. Betejat për një jetë më të mirë. Betejat tuaja të përditshme do jenë të vetmet beteja për mua. Kjo është arsyeja pse unë kandidoj për Kryetar Bashkie, sepse është koha për t’iu përveshur punës, për të vënë Tiranen të parën, njerëzit te paret. Vendose Tiranën të parën! Bashkohu me mua në Facebook! Qyteti ynë dhe ne të gjithë vuajmë nga papastërtia, mungesa e hapësirave të gjelbra, parqeve, vendeve çlodhëse dhe argëtuese. Nxënësit mësojnë me dy turne, në klasa të tej-mbushura dhe ndiejnë çdo ditë mungesën e këndeve të lojërave. Studentët nuk i kanë kushtet që meritojnë. Pas diplomimit ata kanë vështirësi të gjejnë një vend pune në profesionin e tyre. Qytetaret dhe bizneset vuajnë nga trafiku i rënduar dhe taksat gjithnjë e më të papërballueshme të bashkisë. Të gjitha këto janë shqetësime të përditshme dhe nuk zgjidhen as me klithma sloganesh, as me beteja politike. Bashkohu edhe ti me fushatën time! Bëhu anëtar në Facebook! Sot është një ditë e mbarë për t’ia nisur punës, për të vënë Tiranën të parën, njerëzit të parët. Për të krijuar vende pune. Për të ndërtuar së bashku të ardhmen europiane të këtij qyteti. Për të pasur një qeverisje lokale më të mirë. Unë do të punoj fort për Tiranën. Sepse ju jeni të parët, Tirana është e para. Le ta hedhim vështrimin tonë drejt mundësive të reja dhe zgjidhjeve të mëdha, të bindur se së bashku do t’ia dalim. Të ngrihemi dhe ti përvishemi punës për qytetin e ëndrrave tona, të ndërtojmë një Tiranë më të mirë. Tirana dhe qytetarët kanë nevojë për një Kryebashkiak që kujdeset për hallet dhe shpresat e njerëzve. Një Kryebashkiak që do t’i përkushtohet me gjithë zemër vetëm iranës dhe qytetarëve të saj.
...