Tepelenë, Rama: Në 8 Maj dënoni me votë qeverinë
TEPELENË- Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Tepelenës. Nga ky qytet Rama theksoi se 8 maji është dita e ndëshkimit me votë të qeverisë, si një shërbëtore e keqe e popullit.
“Këta janë disa të paudhë që kujtojnë se cdo gjë mund të bëhet me lekë, madje dhe se e vetmja fuqi që kanë njerëzit e zakonshëm, që është fuqia magjike e demokracisë për të gjykuar me votë ata që keqqeverisin, mund të blihet me lekë. Ju në 8 Maj duhet tu jepni një mësim të madh të gjithë këtyre malukatëve dhe tu thoni kurrë më. Vota nuk mund të shitet, kurrë më vota nuk mund të blihet, kurrë më nuk mund të vidhet, sepse vota është fuqia e popullit për të ndryshuar shërbëtorin, që është qeveria e cila në rast se nuk shërben sic populli e sëshiron, dëbohet me votë”,- u shpreh Rama.
Në Tepelenë Rama prezantoi kandidatin e Aleancës për të Ardhemen Tërmet Peci, duke deklaruar edhe njëherë tjetër se PS është e vetmja rrugë shprese për të gjithë shqiptarët.
“Vota për Saliun e Tepelenës dhe për Saliun e Tiranës është një votë e cuar dëm edhe nga ata që janë demokratë dhe që besojnë në disa vlera e parime që ky Saliu këtu dhe ai Saliu atje i kanë tradhtuar me kohë e me vakt. Në 8 Maj të vëmë në vend nderin dhe dinjitetin e Tepelenës, duke votuar Tërmet Pecin dhe Partinë Socialiste”,- nënvizoi Rama.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tepelenë, Rama prezanton kandidatin e Aleancës për të ardhmen