Bisha: Lulzim Basha ka vetëm pasaportë shqiptare
TIRANË- Pas publikimit në media të lajmit se Lulzim Basha ka blerë në vitin 2001 një banesë me një pasaportë misterioze amerikane, dhe pas akuzave të bëra sot nga opozita për të njëjtin lajm vjen edhe reagimi i tij. Zëdhënësja e tij Anila Bisha deklaron se kjo është një shpifja e Radhës e Ramës, dhe shton se Lulzim Basha nuk ka pasaportë amerikane por shqiptare.
“Së pari shpreh keqardhjen e thellë që zoti Rama nuk kurseu as ditën e Pashkëve për të lancuar sulmin e tij qesharak, fals dhe të dëshpëruar. Kjo është një përpjekje tjetër e dështuar për të hequr vëmendjen nga problemet e shumta të Tiranës. Në formularin e paraqitur ka një lapsus, sic mund të verifikohet lehtësisht, pasaporta Amerikane ka 9 dhe jo 7 shifra. Pasaporta me numër 0160138 është pasaportë shqiptare. Kjo pasaportë i përket Lulzim Bashës, që ka pasur gjithmonë pasaportë shqiptare dhe jo amerikane”, tha Bisha.
Zëdhënësja e Bashës deklaroi më tej se “Lulzim Basha ka përmbushur me transparencë të plotë të gjithë deklarimet e tij pasurore. Këto deklarime janë kontrolluar dhe verifikuar në mënyrë të plotë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë”.
(m.a/BalkanWeb)