E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashket ne Kosove me manifestimin kryesor ne Katedralen Nene Tereza

Me thirrjet per paqe e tolerance ndermjet te gjitha komuniteteve edhe ne Kosove po kremtohen Pashket qe simbolizojne ringjalljen e Krishtit.

Udheheqes politike e fetare kane pergezuar qytetaret e krishtere duke vene theksin ne thelbin e kesaj kremteje qe qendron ne vepra te mira ne paqe harmoni dashuri e ne bashkepunim ndermjet njerezve. Ne manifestimin qendror me rastin e kesaj festeje me Meshen e Ringjalljes ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine Ipeshkvi i Kosoves Dode Gjergji tha se mesazhi i Pashkeve ka ne thelb thirrjet per paqe dashuri pajtim jete te drejte te ndershme dhe te mire. Ai porositi se pergjegjes per paqen dhe dashurine ne Kosove duhet te jene vete qytetaret por edhe udheheqesit e Kosoves.  Ai ju drejtua zotit me lutje Zotit qe ta bekoje ta ruaje dhe ta mbushe me paqe e dashuri popullin e Kosoves.

Nese i kthejme syte ne te kaluaren atehere e shohim qarte se populli yne shqiptar eshte populli me i vuajturi ne nder shekuj i cili ka perjetuar padrejtesi te shumta dhe te shpeshta ka perjetuar perbuzje e poshterime ka pire goten me te ithte te mizorise njerezore ne histori. Prandaj me te drejte sot gjithe ato vuajtje padrejtesi dhe mjerime ia paraqes Krishtit te kryqezuar dhe i lutem atij qe ta bekoj kete popull dhe ta ruaj duke e mbushur me paqe dhe dashuri tha Ipeshkvi Dode Gjergji.

Pashket paraqesin kremten me te madhe te kalendarit liturgjik te te krishtereve qe shenojne ringjalljen Krishtit sipas Beselidhjes se Re kishte ndodhur tri dite pas kryqezimit te tij.

Liturgji jane mbajtur edhe ne kishen ortodokse te Kosoves. Peshkopi serb Teodosije tha pas liturgjise ne kishen e Shen Gjergjit ne Prizren se eshte i lumtur qe ishte ne gjendje te bente nje gje te tille per here te pare pas vitit 1999. Sipas tij kremtimet ne Prizren shtojne shpresen per kthimin e personave te zhvendosur nga Kosova.

Kesaj radhe si rrallehere Pashket kremtohen ne te njejten dite edhe nga besimtaret katolike edhe ata ortodokse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›