Shfaqet ekspozeja e te denuarve
TIRANË- Dita kombetare e te drejtave te njeriut eshte festuar edhe nga te denuarit, te cilet kane marre pjese ne nje konkurs me punimet e tyre. Ne nje aktivitet te posacem te zhvilluar ne muzeun kombetar, te denuarit dhe te paraburgosurit kane paraqitur punimet e tyre, te cilat kane marre pjese edhe ne nje konkurs. Aktiviteti u pershendet dje nga ana e drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, si dhe nga nje recitim dhe skena teatrore nga disa te paraburgosur. Ne fjalen e tij drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra beri me dije se cdo qenie njerezore permban vlera te jashtezakonshme. "Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut na ndihmon qe te njohim dhe te respektojme keto vlera fondamentale per te gjithe. Natyrisht, qe personat me liri te kufizuar nuk jane te perjashtuar. Edhe ata si cdo qenie njerezore kane te drejten te shpalosin talentin dhe vlerat e tyre. Aktiviteti "Ekspoze Vlerash Njerezore" pasqyron punen nje vjecare krijuese, te kryer nga vet te paraburgosurit dhe te denuarit", ka sqaruar drejtori Dibra. Sipas tij punimit e te denuarve jane bere tradite, te cilat jane punuar nga entuziazmi, maturia dhe ndjeshmeria. Kjo gje sipas Dibres eshte nje shenje e qarte e vlerave te cilat mbartin keto persona. "Edhe pse jane te karakterizuar nga nje qendrim per nje kohe relativisht te gjate ne institucionet penitenciare, eshte per t'u vleresuar perkushtimi dhe perpjekjet e personave me liri te kufizuar per zhvillimin e aftesive artistike", shtoi me tej ai. Sipas drejtorit aktivizimi i personave me liri te kufizuar ne aktivitete te tilla eshte ne funksion te objektivave dhe vizionin e sistemit penitenciar per rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave me liri te kufizuar, per te cilet jane ndermarre te gjitha hapat e nevojshme ne menyre te tille qe t'u njihen te gjitha te drejtat qe burojne nga ligji. "Duke punuar me seriozitet per trajtimin me dinjitet te personave me liri te kufizuar, aspirojme qe te rigjenerojme shpresen per nje shoqeri sa me te mire. Te gjithe ne, duhet te vazhdojme te punojme duke respektuar te drejtat themelore te njeriut dhe te drejtesise, duke larguar cdo ndjenje paragjykimi dhe diskriminimi", ka mbyllur fjalen e tij drejtori i pergjithshem Dibra. Me pas per te gjithe personat qe kishin paraqitur punimet e tyre Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve iu ka dhene atyre nga nje cmim, te cileve do t'u jepej nga drejtori i institucionit ne te cilin vuajne denimin, ne qeline e tij. Vendi i pare per meshkujt u more nga ana e Agron Sules i cili kishte paraqitur si punim te tij, nje anije me vela. Vendi i dyte u more nga Taulant Balliu, i cili kishte paraqitur nje xhami. Ndersa vendin e pare per grate e mori Nadire Shika e cila kishte paraqitur disa punime dore. Po ashtu te gjitha grave, nga ana e firmes se luleve "Kaleshi" iu eshte dhuruar nje buqete me lule. Cmime gjithashtu iu dhane edhe minoreneve, ku vendin e pare e mori Edmir Shehi i cili kishte paraqitur nje pikture, ndersa vendin e dyte Ardjan Muca.
Redinalda Caushaj
Cmimet fituese:
Meshkujt
Vendi i pare:
Agron Sula IEVP Rrogozhine
Vendi i dyte:
Taulant Balliu IEVP Peqin
Grate
Vendi i pare :
Nadire Shika
Vendi i dyte:
U dha nga firma e luleve Kaleshi, nje buqete me lule grave te burgut 325
Minorenet
Vendi i pare:
Edmir Shehi IEVP 313
Vendi i dyte
Ardian Muca IEVP Vaqarr
Redinalda Caushaj
Cmimet fituese:
Meshkujt
Vendi i pare:
Agron Sula IEVP Rrogozhine
Vendi i dyte:
Taulant Balliu IEVP Peqin
Grate
Vendi i pare :
Nadire Shika
Vendi i dyte:
U dha nga firma e luleve Kaleshi, nje buqete me lule grave te burgut 325
Minorenet
Vendi i pare:
Edmir Shehi IEVP 313
Vendi i dyte
Ardian Muca IEVP Vaqarr