Basha: Heqje taksash per librashitesit Luljeta Ndoka
Panairi i Librit e ka nisur aktivitetin me nje lajm te mire dyfish, jo vetem per dashamiresit e librit, por edhe per ata qe i shesin ato. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, deklaroi heqjen e taksave lokale per te gjithe librashitesit si dhe ndertimin e nje biblioteke kombetare ne bulevardin kryesor te Tiranes. Gjate ceremonise se hapjes se Panairit te 15-te Librit, Basha vuri ne dukje se, ne modelin e ri te qyteterimit qe i ofrojme dite per dite qytetareve te Tiranes, nje vend te vecante ze infrastruktura shpirterore dhe pergatitja e tyre, per sfidat intelektuale te qenit anetar i Bashkimit Evropian. Kryebashkiaku ka theksuar se me prioritet do te trajtohen ndertimi i nje biblioteke kombetare si dhe ofrimi i hapesirave publike, per ndertim bibliotekash ne Tirane. Bashkia e Tiranes eshte mbeshtetesja kryesore e ketij panairi per te dytin vit radhazi. Ne kete panair marrin pjese mbi 100 botues nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe perfaqesi diplomatike si SHBA, Italia, Franca etj. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka theksuar se, Bashkia e Tiranes se shpejti perfundon Planin Urbanistik dhe ne kete plan, ajo ka vendosur dy piketa shume te rendesishme, ne lidhje me botuesit dhe librin. "Se pari kemi parashikuar ndertimin e nje biblioteke te re per kryeqytetin, e cila jo vetem do te lehtesoje presionin qe ndjen tashme Biblioteka Kombetare, ne kuptimin e arkivimit por do t'u jape akses lexuesve, ne menyre me te plote, ne menyre me moderne dhe me intensive. Ne besojme qe ne bulevardin e ri qe po projektohet, ndihma e arkitekteve me te famshem te botes do te coje ne projektimin dhe se shpejti fillimin e ndertimit te nje vepre te tille madhore, jo vetem per qytetin tone por per kombin tone", u shpreh kreu i Bashkise se Tiranes. Me pas, ai ka deklaruar se, ndonese beson fort tek tregu i lire dhe tek iniciativa e lire, ka ardhur koha qe secili te beje dicka per te pasur pjesen e merituar te librarive ne kete qytet dhe jo vetem kafene apo kazino. "Per kete arsye, ne Planin e ri Urbanistik ne kemi vendosur te gjithe parametrat e duhur, per te mbeshtetur shtepite botuese dhe kedo tjeter qe deshiron te hape kete aktivitet, jo vetem permes nje planifikimi te mire por edhe venies ne dispozicion te hapesirave publike", vijoi Basha. Ai ka prezantuar edhe nje tjeter nisme qe do te merret se shpejti, e cila ka te beje me eliminimin e cdo takse lokale per librashitesit. "Se shpejti ne do t'u ofrojme disa kategorive ne qytet, duke nisur me librashitesit, me librarite, eliminimin e cdo takse lokale ne menyre te perhershme, per shitjen e librit ne Tirane"- u shpreh z.Basha.
Hapet Panairi i Librit "Tirana 2012"
Eshte celur dje paradite edicioni i 15-te i Panairit te Librit Tirana 2012. Per pese dite me radhe me shume se 100 shtepi botuese nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi do te ekspozojne botimet e tyre per lexuesin shqiptar. Ne kete edicion marrin pjese me shume se 100 botues nga krahina te ndryshme shqiptare, por edhe universitete, perfaqesi dhe shtepi botuese te huaja. Pervec prezantimit te librave ne stendat perkatese te shtepive botuese dhe sallat e konferencave do te zhvillohen me shume se 60 promovime autoresh e librash te rinj. Ne serine e aktiviteteve nuk do te mungoje diskutimi i temave profesionale, per komunikim, konferencat, apo dhe ekspozete, perfshire edhe ate qe Shoqata e Botuesve Shqiptare ka parashikuar ne kete vit te 20 vjetorit te saj. Lexuesit do te kene mundesi te takojne prane stendave te shtepive botuese edhe autore te ndryshem.