Arvizu: Gjeni rruge me te mira dialogu Rozeta Rapushi
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, kerkoi dje gjetjen e menyrave me te mira te dialogut mes forcave politike per ceshtjet e integrimit. Duke shprehur shqetesimin per faktin se ende nuk eshte arritur nje konsensus per projektligjet e kerkuara per marrjen e statusit te vendit kandidat, Arvizu duke shmangur komentet per tryezen e kerkuar nga kreu socialist, tha se palet duhet ta gjejne zgjidhjen tek permiresimi i dialogut. "Nuk mendoj se ndihmon te komentoj mbi kete propozim specifik, por komunikimi duhet te permiresohet me te vertete. Ka ende kaq shume gjera perpara dhe mendoj se celesi per te pasur zgjedhje te mira eshte permiresimi i dialogut mes dy paleve, jo nepermjet medias, jo duke patur kryetarin e partise te ulet para grupit parlamentar e te beje disa deklarata, por nepermjet diskutimeve te qeta. Te dyja palet thone se kjo eshte ajo qe ato duan, reforma, por ata duhet te gjejne nje menyre me te mire per te komunikuar me njeri-tjetrin", - u shpreh Arvizu. Ai vleresoi se mangesi shihet qarte se eshte komunikimi i dobet mes drejtueseve politike. Madje Arvizu solli ne kete kuader, edhe shembullin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Ne SHBA socialistet dhe demokratet kane ndryshime dhe diferenca thelbesore. Edhe ne SHBA komunikimi dhe dialogu nuk eshte gjithashtu i lehte, por ata e gjejne gjithnje nje menyre qe ta realizojne, te komunikojne", - theksoi Arvizu. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, besojne se Shqiperia eshte ne te vertete ne nje udhekryq ne kete pike, dhe duhet te realizoje reformat. "Sekretarja Amerikane e Shtetit, e cila vizitoi Shqiperine dy jave me pare, e beri te qarte se zgjedhjet e vitit 2013 do te jene nje test kritik per demokracine. Ajo dhe te gjithe personat e qeverise amerikane e nxisin Shqiperine te vazhdojne perpara me axhenden e reformave. Axhenda perfshin shume elemente, por jane dy vecanerisht te rendesishem. E para jane ceshtje te rendesishme ligjore, qe edhe ju i permendet. Se dyti, qe eshte edhe me i rendesishem, eshte ne fakt krijimi i nje rekordi i luftes kunder korrupsionit dhe i nxitjes se nje qeverisje me te mire. Keto te dyja nuk ndahen. Shpresojme qe kjo do te ndodhe", - theksoi diplomati.