E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Hetimet per 21 janarin ne perputhje me ligjin

SHBA

Ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha aktualisht kreu i Bashkise se Tiranes foli dje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per ngjarjet e 21 janarit te vitit te kaluar. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Basha u pyet per zbardhjen e hetimeve te ngjarjeve te ndodhura nje vit me pare kohe ne te cilen ai ishte kreu i Ministrise se Brendshme dhe po keshtu qendroi per nje kohe te konsiderueshme ne Kryeministri ambient rreth te cilit u zhvilluan ngjarjet tragjike. Sipas Bashes ai ishte i qendrimit se kjo ceshtje duhet te ndiqej vetem mbi bazen e ligjit duke lene te kuptohej se nuk mund te trajtohej politikisht. Mendoj se eshte shume e rendesishme qe procesi te ece ne parametrat e shtetit ligjor dhe ne kete kuptim cdo aktor duhet te udhehiqet pikerisht nga ligji dhe nga nevoja per te ekzekutuar brenda kornizes ligjore pergjegjesite qe ka theksoi Basha. Duke folur per punen e tij si kryebashkiak ai theksoi se Bashkia e Tiranes do te ishte vetem ne sherbim te qytetareve dhe do te mbahej larg politikes. Mendoj se kemi arritur te nxjerrim Bashkine e Tiranes nga vorbulla e konfliktit politik dhe orientimin e saj 100 tek problemet sfidat deshirat dhe aspiratat e qytetareve theksoi ai duke e vene theksin te premtimi se brenda vitit 2012 do te merrte fund procesi i hipotekimit te banesave ne kryeqytet. Kryetari i Bashkise se Tiranes pritet te takohet me homologun e tij ne Uashington Vincent Gray. Ai ishte i ftuar dje ne qendren e studimeve te avancuara nderkombetare SAIS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›