E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton sërish Artan Zenelin, anëtar të Gjykatës së Lartë

Share

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar gjatë ditës së sotme emërimin e Artan Zenelit, anëtar të Gjykatës së Lartë, dekret i cili hyn në fuqi menjëherë.

Kjo është hera e dytë që Presidenti i Repubikës dekreton zotin Zeneli për të njëjtin post; hera e parë ishte në qershor të vitit 2008, bashkë me katër gjyqtarë të tjerë. Por atëhere mazhoranca i hodhi poshtë të pesë dekretet e presidentit për Gjykatën e Lartë, me argumentin se ‘Presidenti nuk ishte konsultuar më parë me parlamentin’.
Mbetet për të parë nëse Parlamenti do ta kalojë edhe kandidaturën e Artan Zenelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›