E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle dhe Blushi ne Berat per te zbutur rebelimin Brace

Mbledhja Hartohet nje peticion me 100 firma kunder largimit te deputetit ne Korce

Rebelimi i Erjon Braces ndaj Kryesise se Partise Socialiste per te ndryshuar zonat e delegimit te perfaqesuesve te Asamblese Kombetare kthehet ne rebelim te deges se Beratit ndaj PS-se. Dy anetare te kryesise Namik Dokle dhe Ben Blushi kane qene dje ne kete qytet per te marre ne shqyrtim ceshtjen Brace per te cilin edhe kane mbledhur nje takim organizativ qe eshte zhvilluar dje me anetaresine e rrethit. Jemi kunder largimit te Erjon Braces nga strukturat e PS-se se ketij rrethi dhe per kete i jemi drejtuar me ane te nje peticioni Asamblese se PS-se por nuk kemi marre asnje pergjigje. Keshtu mesohet ti jene drejtuar socialistet e Beratit deputeteve Namik Dokle Blen Blushi dhe Armando Subashit te cilet kane qene ne takim me drejtuesit e strukturave lokale anetare dhe simpatizante te kesaj partie ne kete rreth. Ne aktivitet kane marre pjese kryetare te partive ne rreth kryetare komunash dhe bashkish qe drejtohen nga te majtet si dhe kryetaret e organizatave vendore nderkohe qe nuk kane munguar dhe anetare dhe simpatizante te kesaj partie ne kete qytet. Takimi eshte zhvilluar pa pranine e medias dhe ka zgjatur per me teper se dy ore nderkohe qe eshte shoqeruar me momente tensioni nga simpatizantet dhe anetaret e kesaj partie. Ndonese takimi mesohet se do te ishte nje takim pune i mirefillte i fokusuar ne organizimin e strukturave lokale per pergatitjen per zgjedhjet e ardhshme gjithcka mesohet se eshte fokusuar mbi levizjet me te fundit qe priten te ndermerren nga Asambleja e PS-se ne lidhje me zhvendosjen e Erjon Braces drejt Korces. Burime nga socialistet e Beratit bejne me dije se ka qene socialisti Kristaq Tumani i cili i eshte drejtuar sekretarit per Burimet Njerezore prane PS-se Armando Subashi. Sipas tij por dhe te tjere anetare dhe simpatizante te deges roze ne qytetin e Beratit i kane derguar Asamblese se PS-se nje peticion me rreth 100 firma ku kerkohet te mos merret vendimi i gabuar per largimin e Braces nga Berati. Per kete kerkese te bere nga ana e socialisteve te Beratit mesohet se asnje nga te derguarit e Asamblese ne takim nuk kane dhene pergjigje gje e cila ka shkaktuar zemerime ne radhet e socialisteve duke bere qe mbledhja te vazhdoje me pikat e tjera te rendit te dites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›