Rama Sjellja per hetimet kushtezim per Presidentin
Zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes po kushtezohet nga ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe hetimi qe eshte vene ne levizje nga organi i akuzes. Ky eshte leximi qe Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama i bejne zhvillimeve aktuale ne vend duke theksuar me kete rast se angazhimi i demokrateve per te marre ne kontroll Presidentin synon me tej kapjen e Prokurorise dhe kontrollin e te gjithe procesit hetimor. Kryeministri e ka shfaqur haptazi qellimin e tij per te vene nen kontroll te plote Prokurorine drejtesine dhe vete Sherbimin Sekret permes imponimit te nje presidenti te nxjerre nga barku i oborrit te vet. Madje ai ka kercenuar se pasketaj do te hetoje edhe Presidentin aktual edhe Prokuroren e Pergjithshme edhe vete familjet e viktimave te 21 janarit pa llogaritur opoziten qe nuk diskutohet se do te perballet me nje gjueti shtrigash te ngjashme me ate te kohes kur Presidenti i Republikes quhej Sali Berisha u shpreh Edi Rama ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist. Qe ketej kercenimet e hapura te Kryeministrit Sali Berisha ndaj Prokurorise se Pergjithshme sipas kryetarit te PS-se formalizojne nje tjeter politike edhe me me shume pasoja. Keto kercenime te perseritura keto dite jane kulmi i shantazhit mbi shoqerine shqiptare e ndaj vete botes demokratike dhe jane preludi i deshtimit te qellimshem te procesit te integrimit europian nga Kryeministri tha ai. Me nje akuze per sabotim te procesit te integrimit Rama ka kaluar ne gatishmerine e socialisteve per te votuar heqjen e imunitetit te deputeteve Taulant Balla Tom Doshi dhe Besnik Baraj duke i falenderuar ata madje per disponimin e tyre. Ne thelb propaganda socialiste riciklon veten permes nje kontrasti mes Berishes si minues i perspektives dhe PS-se qe per kete shkak faktorizohet si alternative e vetme. Ky kontrast eshte bere me i lehte per tu pranuar per shkak te ngjarjeve te fundit qe e kane vendosur qeverine ne nje front kundrejt organit te akuzes e madje edhe provave kokeforte te FBI-se sa i perket ekspertizes se armes qe kane kryer qitje me 21 janar 2011. Tragjedia e 21 janarit duhet zbardhur e ndeshkuar pa humbur kohe. Te mos e harrojme se pas disa muajsh Shqiperise i vjen radha te kryesoje Keshillin e Europes. Do te ishte tejet e veshtire qe Shqiperia ta nderonte rolin e Presidences se radhes ne Keshillin e Europes pa ndeshkuar vrasjet e bashke me vrasjet edhe perpjekjet e qeverise per te penguar hetimet... Ina Rama per ne nuk eshte Silvia Konti kur na intereson dhe lavirja e bulevardit kur sna intereson po Prokurorja e Pergjithshme e Republikes. Mbeshtetja per punen e saj eshte ne cdo rast ne interes te vendit dhe te shoqerise tha Rama.