Basha Hipoteke apartamenteve ne Tirane
Kandidati per kryebashkiakun e Tiranes Lulzim Basha premton punesim dhe zhvillim te lagjeve ne kryeqytet. Brenda 6 muajsh do te hipotekohet cdo apartament ne Tirane. shte ky angazhimi i shprehur nga kandidati per kryetar te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ne njesine bashkiake numer 5. Ndersa ka prezantuar kandidaten per kryetare te njesise bashkiake Erisa Xhixho Basha premtoi se pas 9 majit qytetareve do tu ofrohet nje bashki dhe kryebashkiak i nje lloji te ri qe do te shohe dhe degjoje problemet e qytetareve. Perpos vendosmerise per te hipotekuar dhe per te kthyer ne kapitale ne duart tuaja banesat ku ju jetoni po keshtu jam i vendosur jo te zmbraps por te rikrijoje bashke me ju hapesirat e gjelbra qe sot mungojne. Hapi i pare eshte hedhur me kthimin e nje hapesire te gjelber te projektuar per tu betonizuar hapesires te ish-klubit sportiv Dinamo. Jam krenar qe pata mundesi te bej kete per sportin per lagjen tuaj per Tiranen tha Basha. Lulzim Basha shprehu ne kete takim angazhimin dhe perkushtimin e tij per ndertimin e Unazes se Madhe e cila cliron trafikun permireson cilesine e udhetimit dhe te ajrit ne kryeqytet sikunder hap mbi 5 mije vende te reja pune. Basha tha se do te nderhyhet ne lagjet e Tiranes per ti asfaltuar dhe krijuar hapesira te gjelbra. Konflikti politik nuk eshte rruga e zgjidhjes aq me pak rruga e vetme per qytetin tone. Ne kemi vendosur se bashku nje pakt zemrash Tirana jone eshte e para ju jeni te paret deklaroi Basha. Kandidati Lulzim Basha duke shpalosur programin nenvizoi se punesimi dhe mireqenia e qytetareve te Tiranes eshte prioriteti i tij kryesor. Basha e ka konsideruar cdo problem te qytetareve te Tiranes si problem te tijin. Pa pasur dashuri ne shpirt nuk mund te hedhesh asnje hap perpara ne rrugen e gjate dhe te veshtire te cilen ne do te nisim se bashku ne daten 9 maj. Sepse ky qytet ka nevoje per nje kryebashkiak te llojit te ri ka nevoje per nje bashki te re nje bashki me veshe per te degjuar qytetaret nje bashki me sy per te pare hallet e tyre nje bashki me zemer e cila do te konsideroje cdo problem te qytetareve si nje problem te vet tha Basha.