E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata ilegale e PD

Partia Demokratike po perpiqet te fshehe nga perballja me publikun anetaret e kabinetit dhe figurat kryesore politike te PD-se duke lene gjithe hapesiren mediatike ne funksion te ngjizjes se personalitetit te Lulezim Bashes.

Permes nje projekti teresisht artificial jane larguar nga fushata elektorale ne Tirane figurat kryesore te qeverise qe perfaqesojne Tiranen deputete te saj dhe njerez qe kane pervoje ne drejtim te fushates elektorale ne Tirane. Keshtu per shembull zedhenesja e qeverise Majlinda Bregu e cila udhehoqi fushaten e Sokol Olldashit ne vitin 2007 po mbahet larg fushates dhe eshte zevendesuar me nje cupeline qe duket sikur do qaje pas cdo rreshti qe lexon neper lulishtet ku e nxjerr Basha.

Jashte fushates ne Tirane jane thuajse gjithe deputetet e PD-se se Tiranes Florian Mima Ilir Rusmali Bujar Nishani Lajla Pernaska etj. Te vetmit nga lista e deputeteve te Tiranes qe shfaqen ne fushate jane Bogdani i cili njihet si njeri qe e terhoqi nga levizja Mjaft dhe zyrat e Edi Rames ne PD Lulezim Basha si dhe zevendesministrja Tabaku qe ka qene ne listat e pritjes se PD-se. Ky spostim i deputeteve te Tiranes dhe sidomos atyre emrave qe perfaqesojne PD-ne e vjeter ne Tirane duket me shume si nje kerkese personale e Bashes per tu distancuar nga ata qe konsiderohen si njerez autentike te PD-se dhe per te bere fushate me njerezit e tij ne PD.

Kjo mund te kete brenda dhe anen e paranojave te Bashes si kandidat por eshte shume joserioze per Partine Demokratike qe te kaloje ne ilegalitet vetem per ti lene prozhektoret e skenes mbi Lulezim Bashen. Po ashtu as ministrat e qeverise Berisha nuk po guxojne shume te behen pjese e fushates. Te sigurt se ata rendojne imazhin e fushates se Bashes Berisha po i mban larg fushates elektorale sipas parimit te tij tashme te konsoliduar me te tjere fitoj me te tjere qeveris me te tjere ndaj pushtetin.

Nuk e di sa ndikon brenda PD-se ne Tirane fakti qe deputetet e saj nuk jane pjese aktive e kesaj fushate por e sigurt eshte qe kalimi ne ilegalitet i PD-se eshte nje hipokrizi e madhe qe lexohet qe larg. Llogarite e bera nga shtabi i Bashes dhe konsulentet e tij jane shume klienteliste dhe aspak produktive. shte me e lehte per Bashen ta ndaje imazhin e tij me PD-ne dhe njerezit e saj ne parlament dhe qeveri se sa ta lesh vetem ne fushe beteje me 4 arkivole ne shpine dhe nje background te rende lidhur me shmangien e gjykimit te tij nga drejtesia.

Ne nje fare menyre Berisha u ka bere nder njerezve te PD-se qe nuk i ka perlyer ne fushaten e Bashes por nga ana tjeter i ka provokuar rende qytetaret duke i lene vetem per vetem ndaj njeriut qe duhet te shkoje para drejtesise. Thyerja e vetmise se Lulezim Bashes ne kete fushate dhe nxjerrja e PD-se nga ilegaliteti mund ta zbuste kete situate. Sado shanse ti jape Berisha keto 40 dite as e ben dot Bashen njeri me program as e ben dot me personalitet dhe aq me pak as e ben dot me parti te re. Sic thote nje fjale e urte popullore zagari nuk ushqehet diten e gjahut se nuk vrapon dot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›