Alimehmeti Synoj qe njesine ta kthej zonen me te mire
Krenar Alimehmeti kandididon ne njesine bashkiake nr.7 te kryeqytetit nen siglen e Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet i mbeshtetur edhe nga te gjitha forcat e koalicionit qeveritar. Ai shprehet se si proritet kryesor ka kthej kete njesi bashkiake ne nje nga zonat me komode per te jetuar ne te gjithe kryeqytetin.
Z. Alimehmeti cilat jane problematikat kryesore qe ju shihni sot ne njesine bashkiake nr. 7
Njesia 7 njihet si nga zonat me nivelet me te larta me ndotje ne Tirane. Problem perben mungesa e theksuar e parkingjeve dhe ndertimi i parkingjeve nentokesore. Po keshtu edhe keq administrimi i mbetjeve urbane. Ka mungese te decentralizimit te sherbimeve urbane qe jane te vendosura ne qender. Pavaresia midis minibashkive eshte e nevojshme qe te marrim ne dore fatin e zones sone qe se bashku me qytetaret ne menyre transparente duke qene te hapur te marrim me pas vendimet tona per me te miren e komunitetit. Ne propozojme rregullim perfundimtar urban te zones nepermjet planeve rregulluese te integruara me gjithe kryeqytetin qe brenda Njesise sone te standardizohet menyra e jeteses dhe askush te mos ndihet i diskriminuar. Mungesa e unifikimit te zonave si ato brenda dhe jashte unazes per nga cilesia e jetes dhe sherbimeve te ofruara. Vonesa per decentralizimin e vendimmarrjes per dhenien e lejeve te ndertimit nga bashkia e madhe te njesit bashkiake dhe organizimin per ta kthyer kete proces ne nje proces realisht te hapur transparent dhe jo korruptiv. Si nje sportist profesionist konstatoj mungesen e kendeve te lojerave parqeve dhe ccdo ambienti tjeter rekreativ dhe clodhes. Jane zhdukur fushat dhe hapesirat ku une kam luajtur dhe jam stervitur dhe tani ka vetem perbindesha betoni.
Cilat jane alternativat qe ju jepni per zhvillimin e zones dhe cili eshte projekti i pare me te cilin do te filloni punen ne rast se zgjidheni per te drejtuar kete njesi
Ne kemi ndertuar nje strategji per nje politikberje te efektshme lokale e cila do te koordinohet me pushtetin qendror per te dhene rezultate te dukshme te prekshme dhe te menjehershme. Si djale Tirane ndeshem perdite me problematiken e ketij qyteti dhe kam gjithe deshiren qe se bashku me stafin tim te fillojme te vulosim nje qeverisje te decentralizuar me te mire nje vendimmarrje me transparente dhe te ofrojme nje jete me te mire qytetareve te njesise sone. Une nuk do ndalem perpara statistikave pozitive e as para treguesve te tjere ne leter por do te ndjek si personalisht po ashtu edhe me stafin punen ne terren per te permiresuar me maksimumin e perpjekjeve tona jeten e ccdo kujt ambientin qe na rrethon dhe ta bejme kete zone nje nga zonat me te mira per te jetuar ne Tirane. Keshtu do ti japim vlere pronave dhe bizneseve tona dhe do te lehtesojme nje qasje me te mire ekonomike ne te gjithe kete zone. Ne do te kembengulim dhe do te bashkepunojme me Bashkine e Madhe per te dhene lejet e shfrytezimit dhe per te hipotekuar te gjitha banesat e pahipotekuara ne zonen tone. Ne stafin tone do ofrojme fytyra te reja njerez te rinj teknokrate njerez te pakompromis ne vlera njerezore politike dhe kombetare Do te ofrojme nje fluks te ri idesh programesh alternativash vizioni ne qeverisjen e njesive tona te pushtetit lokal te ndryshme alternative ne raport me ate te partive te medha partive tradicionale Ne ofrojme garanci se njesite e pushtetit lokal do te sherbejne si barriera per politikat e shkombetarizimit qe nisin me dheniet e certifikatave fiktive te kombesise apo me vendime te tjera qe jane ne kompetence te pushteteve lokale Do te ofrojme modele te qeverisjes lokale qe vijne nga eksperienca te suksesshme perendimore Ju jap fjalen qe sdo tu vjedh diellin askujt as atyre te kateve te para apo te shtepive perdhese duke lejuar ndertimin e monstrave te betonit krahe tyre. Nuk do te mburremi vetem duke mbjell pak peme por do te perpiqemi te krijojme hapesira vende ku mund te ulesh dhe te shplodhesh nga streset e punes dhe te jetes. Ne do te ofrojme politika nxitese per zonat e periferise qe banoret e tyre te ndihen ne te gjithe kuptimet banore te kryeqytetit Pervec fasadave do perpiqemi te rregullojme jetesen estetiken e njesise balten parkimet dhe ccdo gje te nevojshme per ta kthyer kete zone nje zone model te qeverisjes lokale. Do te zgjerojme zonat e mbrojtura te shpetojme ccka ngelur nga pasuria jone e perbashket dhe te provojme pasurit shplodhese dhe turistike. Do ti kerkojme qeverisjes qendrore dhe Bashkise Tirane te krijojne mundesine te shtohen strukturat shteterore dhe institucionet qe do te kene zyrat e tyre ne kete njesi. Ti vendosim ato ne zonat me pak te zhvilluara qe tu japim potencialin e nevojshem atyre per tu zhvilluar punesuar hapjen e ambienteve tregtare dhe permiresuar jeten e perditshme. Do te standartizojme vitrinat e njesive te sherbimit murre rrethuese te shtepive private ndalojme shkaterrimin e fasadave te pallateve te reja dhe do te influencojme ne ccdo gje tjeter qe ta zbukurojme dhe ta bejme te pelqyeshme njesine tone. Do te shpetojme njesine tone nga plehrat do te bejme te gjitha perpjekjet duke filluar detyrimin e te gjitha njesive te sherbimit dhe zyrave shteterore ne njesine tone per mbledhjen e diferencuar te tyre qe te sherbej kjo si nje shembull i mire dhe si eksperience per tu replikuar kudo. Ne ofrojme shkollim kurse formimi per femijet e zonave te periferise Do te ndertojme ishuj interneti falas per te rinjte do te marrim eksperiencen me te mire europiane ne kete fushe dhe do ta replikojme ketu. Do te permiresojme zonen studentore ne njesine tone. Tu japim studenteve ambientet dhe hapesirat e nevojshme per studime te nje niveli europian. Ne ofrojme qasje te integruara per trajtimin e romeve dhe popullsine e vobekte ne veshtiresi ne qytetet tona Ne propozojme decentralizimin e metejshem te sherbimeve te kontrollit mbi territorin te policise ndertimore etj Ne propozojme politika kuotash per njerezit me handikapate dhe grate Ne propozojme vecanerisht rritjen dhe fuqizimin ne njerez dhe burime financiare te mbeshtetjes per moshen e trete perfshi ata qe skane punuar ndonjehere
Cilat jane ndjesite dhe shpresat qe perfaqesoheni ne kete gare nen siglen e nje partie relativisht te re sic eshte PDIU
Si perfaqesuesi i PDIU vij i vetedijshem per misionin historik dhe atdhetar qe kjo parti ka marre persiper per rendesine e Zgjidhjes se ceshtjes kombetare shqiptare dhe eshtjes ame ne vecanti e cila eshte jo vetem nje amanet i te pareve dhe detyre e percaktuar prej kushtetutes por eshte padyshim nje nder motivet kryesore te formimit te PDIU. PDIU eshte partia e ceshtjes kombetare. Ne besojme ne nje zhvillim te qendrueshem te shqiptareve ne frymen e integrimit dhe ne frymen e parimeve evropiane per plotesimin e amanetit te paraardhesve tane per idete dhe luften e Rilindesve per reflektimin e deshires se qytetareve te Republikes se Shqiperise dhe te shqiptareve ne trungun evropian. Jane keto vlera qe me motivojne dhe me bejne krenar. Jane keto vlera qe na hapin deren dhe na japin mundesi te takojme me shume njerez pavaresisht ndasive te tyre politike sepse objektivi yne eshte Shqiptaria dhe per nje objektiv te tille ja vlen te perpiqesh deri ne frymen e fundit.
Si e komentoni kandidatin tuaj rival ne kete gare
PDIU dhe une si pjese e koalicionit Aleanca per Qytetarin jemi te perqendruar me seriozitetin maksimal ne punen dhe objektivin tone fitoren ne daten 8 Maj. Do te vleresonim me seriozitetin maksimal cdo kandidate dhe nuk do te shperqendronim strukturat tona duke u fokusuar ne dobesite e kundershtarit. Gjithsesi fakti qe kandidati tjeter jeton prej shume pak kohesh ne kete njesi bashkiake na bene me komode duke ditur se ai nuk mbart me vete memorien historike te kesaj njesie dhe si i tille e ka me te veshtire te njoh dhe te permbush kerkesat e banoreve autokton dhe gjithashtu banoreve te rinj te kesaj njesie.