E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaga qe thellohet ne trupin e vendit

Para disa ditesh ne Kuvendin e Shqiperise u soll per votim dhe u debatua gjate nje projektligj qe kishte te bente me aderimin e Shqiperise ne marreveshjen nderkombetare te lendes drusore tropikale. Ne parim dhe nga ana procedurale sjellja e ketij projektligji ne Kuvend ishte fare normale.

Por me kete rast mua mu kujtua nje rast i ngjashem me Kuvendin e Shqiperise ne vitet e para pas 90-es kur burrat e zgjedhur nga populli debatonin dhe votonin nje projektligj qe bente fjale per prodhimin dhe aktivitetin me anijet kozmike ne Shqiperi ne nje kohe qe vendi sapo kishte dale nga vetizolimi dhe ishte emergjente sigurimi i bukes se popullit dhe njemije e nje probleme te tjera te mbijeteses.

Gjithsesi gjeja e pare qe te vjen ne mendje kur degjon per tema te tilla aq me teper kur me hir apo me pahir je pjese e ketyre diskutimeve eshte se punet tona ne kete drejtim i paskemi ne rregull dhe tani o burra tu japim edhe nje dore vendeve te tjera per ti ndihmuar ne zgjidhjen e problemeve te tyre.

Po si eshte ne te vertete gjendja e hapesirave pyjore ne vendin tone Te gjithe flasim me shqetesim kur po shohim se cmasaker po behet rreth nesh se si po zhduken qindra e mijera hektare pyje shekullore duke i kthyer ne hapesira te zhveshura apo toka djerre ne rastin me te mire duke i kthyer ne pyje te uleta apo siperfaqe me shkurre duke zhdukur dhjetera e qindra specie qe jetojne brenda tyre nje pjese e madhe e tyre te rralla e unikale si nga bota bimore ashtu edhe ajo shtazore por edhe duke sjelle nje rrezik ne rritje nga erozioni permbytjet ndotja e ajrit etj.

Per ta ilustruar se sa alarmante eshte gjendja dhe me chapa galopante po shkojme drejt katastrofes mjafton te theksojme se ne vitin 2004 ekonomia pyjore zinte 62 te siperfaqes se vendit ndersa sot kjo siperfaqe eshte rreth 52 me rreth 1.5 milion hektare.

Edhe pse ne vend ne leter jane rreth 800 zona te mbrojtura dhe 750 prej tyre jane monumente natyrore kjo perben vetem 10 te territorit te vendit nderkohe qe standardi dhe realiteti i vendeve te Bashkimit Europian eshte 20 e territorit. Edhe ne kete gjendje ne menyren e pabarabarte se si jane shperndare zonat e mbrojtura ne te gjithe vendin larmia e biologjike ne mjaft zona te vendit eshte e rrezikuar.

Nga shfrytezimi i paligjshem dhe demshem i pyjeve ekzistuese 19 e llojeve bimore dhe shtazore ose rreth 575 lloje kafshesh e shpendesh dhe 361 lloje bimesh jane te rrezikuara te zhduken.

Po pse ka ndodhur ky degradim i pashembullt i pyjeve dhe hapesirave te tjera te gjelbra ne dy dekadat e fundit ne vendin tone Te gjithe po e shohim dhe po e paguajme shtrenjte indiferentizmin tone kur shohim e degjojme per shfrytezimet e pakontrolluara te pyjeve shfarosjen barbare lejet e licencat klienteliste e te pastudiuara pa kritere shkencore kryesisht nga drejtues te papergjegjshem te pushtetit vendor kontrabanden e lendes drusore nga subjekte brenda dhe jashte vendit etj.

Sot po ndodh qe pyjet shqiptare po qethen zero dhe po perfundojne si qymyr druri per tavernat dhe lokalet e tjera ne vendet fqinje madje ketu nuk po kursehen as speciet e drureve te rralle te cilet mbrohen me ligj por sic ndodh me shumicen e ligjeve ne kete vend ato nuk gjejne zbatim ose zbatimi i ketyre ligjeve eshte selektiv.

Aq e vertete eshte kjo sa qe ka ndodhur shpesh qe ndalohen madje nxirren para gjyqit banore te varfer qe mbledhin apo presin nje gomar me shkarpa per nevojat e tyre familjare dhe u lihet liri pa kufi madje mbrohen nga shteti ata qe shfarosin pa asnje lloj kriteri dhjetera e qindra hektare pyje per te nxjerre miliona te cilat i ndajne me pas midis tyre sic e ndan bisha prene e shkrete e te pambrojtur.

Per ta kuptuar se cfare kercenimi u kanoset sot pyjeve shqiptare dhe jetes sone te shendetshme mjafton te bejme me dije se aktualisht ne gjithe vendin jane te licencuara rreth 225 firma te cilat merren me shfrytezimin e pyjeve. Liberalizimi i dhenies se lejeve nga Ministria perkatese ne pushtetin vendor kryesisht bashkite e vogla e komunat e ka ulur ndjeshem ndjenjen e pergjegjesise dhe detyrimin per zbatimin e ligjit per ruajtjen e pyjeve dhe siperfaqeve te gjelberuara.

Ne dem te ketij procesi duket edhe nisma e Ministrise se Mjedisit per lidhjen e komuniteteve me pyjet duke i kaluar ne pronesi pushtetit vendor deri ne 70 te siperfaqes pyjore por edhe shkrirja e Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve dhe Kullotave si dhe Instituti perkates i Studimeve dhe Projektimeve.

Une nuk jam kunder procesit te decentralizimit te pushteteve dhe kompetencave por kur shihet demi i pallogaritshem qe po i behen vendit ekonomise shendetit dhe sigurise se jetes se njerezve duhet ripare te pakten per nje kohe te caktuar ky vendim qe shkon ndesh me interesat e vendit.

Negativisht ne uljen e siperfaqeve te pyllezuara dhe te gjelbra me gjithe pasojat qe kjo sjell po ndikojne edhe politikat antikombetare te kesaj qeverie dhe ne sherbim te nje grushti njerezish prane pushtetit.

Sjellim si shembull ketu katastrofat natyrore me te cilat po perballet dhe pritet te perballet vendi si rrjedhoje e shpyllezimeve dhe ndotjeve ne vije bregdetare per shkak te dhenies se licencave per TEC-in ne Vlore ndertimin e Parkut Eolik ne Karaburun dhe nje pjese te Llogorase e Malit te Shashices ne shpine te Vlores fabrikave te cimentos ne zonen e Krujes ndertimin e Parkut te Konteniereve qe do te kerkoje shfarosjen e me shume se 6 milione rrenje pishave 80-vjecare ne Pyllin e Sodes ne nje siperfaqe prej gati 500 hektareve por edhe ndotjen e detit nga disa qindra anije me konteniere qe planifikohen te hyjne ne Gjirin e bukur te Vlores por edhe nga mijera trajlera e kamione qe do te nisen nga Vlora ne drejtim te vendeve te tjera te vendit mesatarisht nje ne cdo 10 minuta.

Shqetesimi i madh per demet qe bejne barinjte e papergjegjshem qe i vene zjarrin qellimshem pyjeve per te hapur kullora e toka te reja nderkohe qe shteti dhe pushteti vendor bejne sehir ose jane pale me ta po na duket sikur nuk eshte hicgje ne krahasim me gjithe kete aktivitet industrial masakrues e antituristik per Vloren dhe rrethinat e saj.

Kam qene para 3 vjetesh ne Lure te liqenet fushat livadhet dhe pyjet qe i rrethojne. Kisha qene edhe nja 30 vjet me pare dhe ne kujtesen time ajo zone kishte mbetur si nje nga dhuratat me te cmuara qe i ka bere natyra vendit tone. Edhe pse kane kaluar mbi 3 vjet qe kur jam kthyer nga Lura akoma nuk me ka ikur trishtimi kur kujtoj Luren per shkak te masakres qe eshte bere ne pyjet perreth kur kujtoj trungjet shekullore nje pjese e te cilave te hedhura ne ujerat e shtate liqeneve te famshme per bukurite e tyre si qenie te gjalla te vrara pabesisht duke helmuar ne kete menyre edhe ujerat e kristalta te liqeneve.

Askush nuk ka mundur te na jape nje pergjigje se perse u prene dhe u masakruan ato pyje shekullore dhe perse jane lene te kalben qe prej 15 apo 20 vjetesh ne ujerat e liqeneve.

Po nuk eshte vetem Lura e masakruar barbarisht e cila per fat qendron akoma ne kembe jo se e mbrojne punonjesit e policise pyjore te cilat cdo dite bejne turizem poshte e lart malit me motocikletat qe u ka dhene shteti ne perdorim po per shkak te mungese se rrugeve per te qene qe e lidhin kete zone me qendrat e medha te banuara gje qe e ka kufizuar edhe shfrytezimin e pyjeve te pakten perkohesisht. Permendim per probleme te ngjashme pyjet e Qafe-Shtames e cila vetem park kombetar ka te shpallura 2100 hektare te Stebleves ne Librazhd Valbones Bushtrices Shen Meri e bjeshket e tjera te Kukesit Pukes e Tropojes ne zonen e Erseke-Leskovikut etj. etj.

Ne rrethin e Vlores vec pyllit te Sodes Karaburunit Llogorase e Shashices se rrezikuar permendim edhe pyjet e Kurveleshit nga Kuci deri ne Golem Gusmar e Progonat por edhe luginen e Lumit te Vlores duke krijuar rreziqe te permbytjeve dhe erozionit te papara ndonjehere ne ato ane.

Sic shihet e duket kjo eshte masaker kombetare qe ka perfshire cdo cep te vendit dhe qe kerkon zgjidhje emergjente ndryshe vendi do te shkonte drejt katastrofash te njepasnjeshme per shkak te permbytjeve natyrore edhe nga reshjet edhe me te zakonshme ndryshimet jo normale te mikroklimes shtimi i problemeve te ndotjeve te ajrit etj.

Nje kercenim serioz do te vinte nga demtimi dhe degradimi pyjeve edhe per nje tjeter pasuri te jashtezakonshme qe ne si dhurate nga natyra e kemi me shumice por qe ne bote po behet gjithnje e me teper nje kercenim per jeten ne toke per shume vende e popuj. shte fjala per ujin. Vegjetacioni dhe pyjet luajne rol ne sasine e rezervave te bollshme ujore.

Shenjat e zvogelimit te ketyre rezervave ujore kane filluar prej kohesh. Dhe shkaku kryesor duhet kerkuar pikerisht ne demtimin e ketij vegjetacioni dhe erozionit qe vjen si pasoje e pare e tij. Nese nuk do te mendojme qe tani per mbajtjen nen kontroll te situates neser pasojat do te jene te tmerrshme dhe te pariparueshme.

Ne gjendjen e krijuar do te ishte e domosdoshme vendosja e nje moratoriumi per cdo lloj shfrytezimi te pyjeve ne te gjithe vendin te pakten per nje periudhe te caktuar 10-vjecare. Kjo do ti jepte nje frymemarrje riperteritjes se pyjeve rigjenerimit te tyre ne menyre natyrore. shte e trishtueshme te mendosh se mbahet ne fuqi nje ligj absurd per moratoriumin e mjeteve lundruese turistike ne kohen e sotme kur edhe vizat jane liberalizuar dhe shqiptaret levizin lirisht me nje pasaporte ne dore ne te gjitha vendet e Evropes qe demton rende zhvillimin e turizmit ne vend dhe imazhin e Shqiperise ne bote dhe nuk ka as vemendjen minimale per mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve qe jane mushkerite e vendit dhe faktor i rendesishem per nje jete te shendetshme.

Padyshim qe kjo duhet te filloje nga forcimi dhe ashpersimi i ligjeve ndaj atyre qe demtojne pyjet dhe natyren ne pergjithesi ne nivelin e legjislacionit te vendeve te Bashkimit Europian por mbi te gjitha zbatimi rigoroz i ketyre ligjeve gje qe ne Shqiperi eshte nje nga problemet me te pazgjidhura per shkak te korrupsionit apo trafikut te interesave ne te gjithe sektoret e vendit.

Gjithashtu duket e nevojshme madje e domosdoshme nje levizje kombetare per mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve. Dhe format jane nga me te ndryshme me ligj dhe detyrimin e zbatimit te ketyre ligjeve me aksione dhe sensibilizim te shkolles dhe shoqerise civile me stimuj morale e materiale etj. Kesaj do ti sherbente shtrirja edhe me e gjere e edukimit qytetar ne programet shkollore te sistemit te detyrueshem arsimor sensibilizimi mediatik etj.

Ndoshta eshte nje moment reflektimi per te rishikuar ose pezulluar perkohesisht ndoshta 5 - 10 vjet vendimin decentralizues per kalimin ne pronesi te pushtetit vendor te siperfaqeve pyjore dhe te kullotave me qellim shmangien e leshimeve preferenciale ne ndjekjen dhe ndeshkimin e kundravajtesve.

Ne kete linje ne kuader te aspirates per tu integruar ne Bashkimin Evropian shihet si domosdoshmeri shtimi i zonave te mbrojtura apo parqeve kombetare nga 10 per qind te siperfaqes qe eshte aktualisht ne 20 per qind aq sa e kane keto vende.

Ne krizen e thelle qe ka perfshire gjithe vendin do te ishte e arsyeshme qe politika tia lere fjalen eksperteve dhe specialisteve. Shfaqjet groteske te kryeministrit te vendit per te mbjelle ullinj arra lajthi shege e fiq nuk jane gje tjeter vecse perpjekje per te larguar vemendjen nga masakra qe po behet me pyjet e hapesirat e gjelbra ne gjithe territorin e vendit ne interes te pasurimit te nje grushti njerezish qe po zhyten thelle e me thelle ne llumin e korrupsionit qe zor se do te mund te dalin me prej aty. I biem kesaj kambane alarmi sa nuk eshte vone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›